BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Aktualitet

Zbardhen emrat e personave të rrezikshëm, si funksiononte skema! Kasandër Noga jepte porositë për vrasjet nga Belgjika, “Rrumi” dhe një person tjetër gjenin “killerat” me pagesë

Zbardhen emrat e personave të rrezikshëm, si funksiononte skema!

Zbardhen detajet dhe emrat e disa të arrestuarve dhe të tjerëve që janë në kërkim në lidhje me skemën e vrasjeve me pagesë për llogari të Kasandër Nogës i cili jepte porositë nga Belgjika.

Nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj janë kontaktuar në periudha të ndryshme kohore nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirjan Feçi kundrejt shumave nga 50 mijë deri 150 mijë euro për vrasjen në Don Bosko dhe një tjetër vrasje të ndodhur në qytetin e Durrësit.

Për të kryer vrasjen në Don Bosko, dy vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6 mijë eurosh. Ata fillimisht kanë siguruar armët e zjarrit, motoçikletat dhe kanë marrë me qira një banesë në afërsi me objektivin. Por sipas policisë pavarësisht planit, dy vëllezërit nuk kanë kryer asnjë veprim aktiv për këtë ngjarje.

Sipas policisë, ka qenë Kevin Zeneli ai që ka qëlluar në drejtim të lokalit në Don Bosko në 4 Janar të këtij viti ku ka mbetur i vrarë Erion Çela që ishte edhe nipi i objektivit kryesor. Plumbat kapën edhe këtë të fundit bashkë me nipin tjetër, vëllain e viktimës duke i lënë të plagosur.

Nga ana tjetër në lidhje me një vrasje të kryer në Durrës, është verifikuar nga ana e policisë se dy vëllezërit kishin krijuar kushtet për finalizimin e saj por ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht duke mbetur pa autor.

Për të dyja ngjarjet porositësi ka qenë Kasandër Noga i cili ka porositur Kevin Zenelin. Ky i fundit ka paguar vëllezërit për krijimin e kushteve, duke mbajtur nën vëzhgim objektivet.

Gentjan Beqiraj dhe Indrit Beqiraj

Ilirjan Feçi- I arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë’

Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja.

Kasander Noga – i arrestuar në Belgjikë.