BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Zbardhet aksidenti që u mori jetën 2 personave në Golem, 40 vjeçari pa patentë tentoi të bënte “shofere” të dashurën pasagjere

Zbardhet aksidenti që u mori jetën 2 personave në Golem, 40

Policia e Kavajës në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës. Pas veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin ditën e djeshme tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja Ilda Parroj, rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet dhe jo drejtuese siç u tha në fillim. Mëngjesin e djeshëm dy persona humbën jetën dhe një fëmijë i mitur mbeti i plagosur në një aksident të rëndë. Këmbësorët, anëtarë të së njëjtës familje, u përplasën nga një mjet i tipit “Toyota” teksa ndodheshin në anë të rrugës duke pritur autobusin për në qytetin e Beratit. Viktima në atë aksident tragjik mbetën 69 vjeçari Xhemil Pisku dhe nusja e tij 34 vjeçe, Edlira Pisku si dhe u plagos djali i kësaj të fundit, 8 vjeç. Ata kanë qenë në ministacion duke pritur autobusin të shkojnë në Berat, kur “Toyota” ka dalë nga rruga duke i marrë para. Antarët e familjes Pisku u nisën për në qytetin e Beratit ditën e djeshme, pasi 34-vjeçarja kishte mësuar se gjyshja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Automjeti që aksidentoi familjen Prisku, u erdhi nga prapa atyre duke i marrë përpara. Mësohet se në momentin kur ka parë që po i afrohej makina, 34-vjeçarja i ka dalë përpara me trup djalit të saj 8-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen ka qenë ky gjest i nënës 34-vjeçare që shpëtoi djalin e saj të mitur. Mësohet se në makinën që ka shkaktuar aksidentin, kanë qenë dy persona, Ilda Parroji, pasagjere dhe Halil Koka të cilët janë në një lidhje dashurie me njeri-tjetrin. Fillimisht 30-vjeçarja Parroji deklaroi se ishte ajo në timon, pasi i dashuri i kishte kërkuar që ta merrte ajo përsipër ngjarjen. Koka ishte pa patentë sepse i ishte hequr pak ditë më parë nga policia rrugore për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në zbardhjen e aksidentit tragjik kanë ndihmuar edhe dëshmitarët, të cilët kanë thënë se kishin parë një mashkull që drejtonte mjetin.

Si u zbulua drejtuesi i mjetit

Ngjarja e djeshme, ku një automjet i mori jetën një 34-vjeçarje dhe vjehrrit të saj është shoqëruar me mistere përsa i takon drejtuesit të automjetit "Toyota". Fillimisht përgjegjësinë e aksidentit si drejtuese të automjetit e ka marrë Ilda Parroj, 30 vjeçe, ndërsa në automjet ndodhej edhe Halil Koka, partner i saj, i cili ishte i papajisur me leje drejtimi. 30-vjeçarja, pak çaste pas aksidentit i tha uniformave blu se ishte ajo në timon dhe nuk e kish idenë se çfarë kish ndodhur, pasi nuk mbante mënd asgjë. Por pas ekspertizës nga grupi hetimor dhe marrjes në pyetje në polici, ajo ka ndryshuar dëshminë, ndërsa 40-vjeçari Halil Koka ka marrë përgjegjësinë e aksidentit. Gjithçka ka ndryshuar rrjedhën e hetimit pas dëshmisë së një qytetari që ka parë aksidentin. Ai i ka thënë policisë se në drejtimin e automjetit ishte një djalë. Pas konfuzioneve nga Parroj e cila mori përgjegjësinë e aksidentit se ishte ajo në timon dhe dëshmisë së qytetarit, policia i mori në pyetje veçmas Kokën dhe Parrojn në Policinë e Kavajës. Në dhomat e ndara të policisë, vajza ka pranuar se kishte mashtruar, pasi sipas saj, ka qenë Halil Koka ai që i ka kërkuar të marrë përgjegjësinë e aksidentit pasi ai do paguante për ta nxjerrë nga policia. Pas kësaj dëshmie të Ilda Parroj, policia ka marrë në pyetje Halil Kokën të cilin e ka vënë përballë dy dëshmive, qytetarit dhe shoqërueses së tij. I gjendur përpara këtyre dy të dhënave, Koka ka pranuar se ka qenë ai në drejtimin e automjetit tip "Toyota Corolla". Shoqëruesja e tij Ilda Parroj do akuzohet për dëshmi të rreme, ndërsa 40-vjeçari për mosrespektim të rregullave rrugore, shpejtësi tej normave të lejuara dhe aksident me pasojë vdekjen./Elvis MYRTA