BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Aktualitet

Zbardhet arrestimi i autorit të plagosjes së 4 personave në Laprakë, policia dyshime se Arben Seferi drejton një grup kriminal

Zbardhet arrestimi i autorit të plagosjes së 4 personave në

Arben Seferi, i arrestuar dy ditë më parë si autor i dyshuar i plagosjes së katër personave në një lokal në Laprakë, sipas policisë është kreu i një grupi të strukturuar kriminal. Bashkë me të në operacionin që u zhvillua në Mamurras u arrestua edhe miku i tij Xhevahir Marku. Uniformat blu të kryeqytetit gjatë operacionit për arrestimin e personave të lartpërmendur sekuestroi edhe arsenal armësh. Arben Seferi, i konsideruar si kreu i një grupi kriminal që e ushtronte aktivitetin e tij Mamurras dhe Tiranë, përfundoi në prangat e policisë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Versaçe”. 37-vjeçari kishte dy vite që i fshihej drejtësisë pasi akuzohej si autor i plagosjes së katër personave, në zonën e Laprakës në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në qytetin e Mamurasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve Arben Seferi dhe Xhevahir Marku u janë gjetur 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak. Gjithashtu edhe 1 armë tjetër zjarri, pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë. Për Arben Seferin Gjykata e Tiranës, në vitit 2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Gjatë sherrit të ndodhur në një lokal rreth 2 vite e gjysmë më parë në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit Eljon Lika, i cili ishte dhe shënjestra, si dhe Avni Biberi, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama, të tre klientë në lokal. Po kështu Arben Seferit i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të Gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Plagosja e 4 personave në 2017

Në dhjetor të vitit 2017 në një lokal në zonën e Laprakës mbetën të plagosur 4 persona pas një konflikti që Astrit dhe Arben Seferi patën me pronarin e lokalit Eljon Lika. Ky i fundit është konfliktuar me njërin prej vëllezërve nga Puka, përkatësisht me 34-vjeçarin Astrit Seferin. Pas konfliktit me Likën, Astrit Seferi, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij, Arben Seferi, 35 vjeç, kanë shkuar së bashku te lokali i 32-vjeçarit që ndodhet në rrugën “Gjergj Legisi” në zonën e Laprakës. Eljon Lika ka dalë jashtë nga lokali ku është përballur me dy vëllezërit. Në momentin që pronari i lokalit ka parë armën, ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke u futur në mjediset e lokalit. Ky ka qenë edhe momenti ku është hapur zjarr në lokal nga dy vëllezërit. Nga të shtënat vëllezërit Seferi kanë plagosur edhe tre klientë të tjerë. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur pronari i lokalit Eljon Lika dhe klientët Avni Biberi, 46 vjeç, Bujarin Mrisha, 39 vjeç, e Bledar Gusturami, 33 vjeç. Konflikti mes një nga vëllezërit Seferi dhe pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja kishte ndodhur dy ditë përpara saj, në lokalin e dy vëllezërve, që ndodhet pranë gjimnazit “Aleks Buda”, po në Laprakë. Megjithëse konflikti i parë u duk se ishte i mbyllur, gjakrat janë nxehur kur palët u panë rastësisht në rrugë. Në atë kohë autorët e plagosjes së 4 personave u fiksuan nga kamerat e sigurisë në zonë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Mercedes”, me ngjyrë gri. Nga të shtënat që ndodhën në lokal në atë kohë, përveç të plagosurve pati dhe shumë dëme materiale. Dera kryesore e lokalit u thye e gjitha, pasi ishte prej xhami. Gjithashtu, edhe një automjet tjetër që gjendej aty i parkuar, mori disa plumba nga të shtënat. Edhe dëshmitarët kanë pohuar se ishin në dijeni të një konflikti të pronarit të lokalit me disa patriotë të tij, por për arsyen e konfliktit nuk kanë pasur dijeni. Pas ngjarjes pati edhe një prononcim të drejtorit të Policisë së Tiranës në atë kohë, Ardi Veliu, i cili tha se autorët janë lokalizuar dhe policia është vënë në ndjekje të tyre. Por vëllezërit Seferi u arrestuan vetëm mëngjesin e djeshëm rreth 2 vite e gjysmë pas ngjarjes së rëndë.

Elvis Myrta

Më të lexuarat