BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Zbardhet atentati ndaj 37-vjeçarit në Elbasan, shpallen në kërkim tre persona

Zbardhet atentati ndaj 37-vjeçarit në Elbasan, shpallen në

Policia e Elbasanit ka zbardhur atentatit e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku mbeti i plagosur 37-vjeçari Dritan Kasneci. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se, janë identifikuar tre autorët e plagosjes së 37-vjeçarit dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa ngjarja ka patur si motiv hakmarrjen. Ditën e djeshme policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim shtetasit E. GJ., 40 vjeç; M. B., 35 vjeç dhe shtetasin me inicialet F. L., 27 vjeç, të tre banues në Elbasan si autorë të dyshuar të atentatit përballë Gjykatës së Rrethit të Elbasanit, ku mbeti plagosur Kasneci. Ky i fundit ka qenë klient në një lokal në momentin që mbeti pre e atentatit, ndërsa mësohet se i dëmtuari është konfliktuar dy muaj më parë me autorët për motive të dobëta. Policia njoftoi zyrtarisht ditën e djeshme se, këta persona në lagjen “Aqif Pasha” përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohen të kenë plagosur me armë zjarri pistoletë në shpatull, shtetasin Dritan Kasnecin 38 vjeç banues në Elbasan. Ky i fundit tashmë ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në vendngjarje, 1 gëzhojë armë zjarri model 54 dhe një predhë të kalibrit 7.62 mm. Sakaq materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. Tashmë mbi shtetasit e lartpërmendur rëndon akuza për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ngjarja

Një atentat me armë zjarri është shënuar pasditen e së martës në Elbasan, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 30 minuta të së martës në një lokal në afërsi të gjykatës së rrethit, kur 37-vjeçari Dritan Kasneci është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet në ecje e sipër. 37-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe rreziku ka kaluar. Ndërkohë, një grup i posaçëm i policisë po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa janë vendosur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi me automjetin me të cilin po udhëtonin. Një vit më parë në të njëjtin vend, Një vit më parë në të njëjtin vend, 19-vjeçari Shkëlzen Hsanapaj, i cilësuar nga prokurori dhe policia si vrasës me pagesë, qëlloi me armë zjarri në drejtim të Florenc Çapes dhe Bledar Muçës, ku për pasojë mbeti i plagosur ky i fundit dhe një punonjësve policie e cila gjendej rastësisht pranë vendit të ngjarjes. 19-vjeçari Hsanapaj u arrestua 7 muaj pas ngjarjes në Holandë pasi mundi të largohej pas atentatit. Sipas prokurorisë pas ditës së atentatit i riu është larguar nga Shqipëria. Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit ku rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me dy prindërit e Hasanpapaj çka solli edhe identifikimin dhe më pas arrestimin e te riut.

 

Ermal Vija