Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Aktualitet

Zbardhet bilanci ditor nga ministria/ 9 persona të vdekur nga koronavirusi në orët e fundit, ja sa raste të reja të infektuar me Covid-19 shënohen në Kosovë

Zbardhet bilanci ditor nga ministria/ 9 persona të vdekur nga koronavirusi

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 145 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 144 pacientë.Sipas të dhënave më të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 9 persona me koronavirus duke e dërguar kështu në 390 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Me 145 rastet e reja sot numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka shkuar në 11,275 nga 43,544 persona të dyshuar.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, përveç 390 personave të vdekur, janë shëruar gjithsej 6961 persona duke llogaritur 144 pacientë të shëruar në 24 orëshin e fundit.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 3924.

Raporti i IKSHPK-së:

144 TË SHËRUAR DHE 145 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.