Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet dosja e plotë/ Zbulohet skema e kamuflimit, biznesmenët të punësuar, si kamerierë e bojaxhi

Postuar: 18/01/2019 - 14:47

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar, biznesmenë që akuzohen për evazion fiskal me TVSH-në. Ndonëse operacionin e përshëndeti dhe vetë kryeministri Rama dhe Prokuroria kishte një dosje të gjatë, Gjykata ka lënë në burg vetëm 3 nga 12 të arrestuarit.

Policia kishte ekzekutuar disa ditë më parë urdhrat e Prokurorisë, duke arrestuar 12 biznesmenë dhe 13 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet të kenë ngritur një skeme fiktive duke përfituar nga TVSH-ja.

Burimet thanë se janë në proces hetimi dhe verifikimi 30 biznesmenë. Deri tani, dëmi që i është shkaktuar shtetit nga kjo skemë përllogaritet në vlerën e 18 milionë eurove. Prej disa muajsh, Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për kompanitë dhe biznesmenët e përfshirë, pasi dyshoheshin se qarkullonin fatura fiktive, lëviznin të ardhurat dhe shpenzimet dhe përfitonin rimbursimin e TVSH-së nga shteti.

Sipas Prokurorisë, 20 shoqëritë dhe 30 personat që janë objekt hetimi kanë kryer blerje fiktive nga shoqëritë që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore. TVSH-në e mbledhur nga këto blerje, më pas e kanë shitur në mënyrë fiktive te shoqëri të treta që operojnë në fushën e ndërtimit.

Gjithashtu, dyshohet se ka edhe persona të tretë, të cilët nuk figurojnë si administratorë ose aksionerë. Ka dyshime se pas subjekteve mund të jenë 2 ose më shumë studio kontabël, të cilat bëjnë rakordimet e faturave dhe deklarimin e tyre në sistemin tatimor. Punonjësit e subjekteve rezultojnë të punësuar aktualisht, por edhe më përpara, në subjekte të ndryshme ku janë regjistruar në funksione të ndryshme, si lavazhier, punëtorë krahu, punëtorë ngarkim-shkarkimi, bojaxhi, shitës në dyqan, kamerier, etj..

HETIMET

Nga materialet e para hetimore ka rezultuar se: Subjektet tregtare “Sula&Leo” me administrator Bruno Osmanin, “Bruna-Al” me administrator Luan Osmani, “Jonufri” me administrator Myfaret Ballushin, “Sim 2B” me administrator Gentjan Dedja, “UFI 02” me administrator Kudret Memagën, “Ori” me administrator Kristi Renjën, “Lumi 06” me administratore Lumturije Muratin, “AA-117” me administrator Lirim Jellën, “AL Ber Co&Co” me administratore Esmeralda Çifligun, “Ri-Ger 96” me administratore Rigerta Bakijasin, “Ble-Me 18 Invest” me administrator Bledar Metkon, “EZ&LA” me administrator Emiljano Frrokun, “Neda 2005” me administratore Diana Ramizin, “Kristi AL Construksion” me administrator Arsen Rocin, “CACI” me administrator Asim Cacin, “Uesli” me administrator Dritan Cungun, “Frogy 03” me administrator Vladimir Sheshin, “Leli 17” me administrator Ender Sheshin, “O&B” me administrator Gëzim Dishën, rezultojnë nga dokumentet e gjendura nga organet tatimore se kanë deklaruar vlera të konsiderueshme në shitje dhe blerje, sipas Panoramës.

Shitjet janë të gjitha të kryera në subjekte që operojnë në fushën e ndërtimit dhe blerjet, të gjitha nga subjekte importuese të artikujve ushqimorë. Nga ana tjetër, rezulton se këto subjekte nuk kanë kapacitete në burime njerëzore për të bërë të mundur ushtrimin e këtij aktiviteti në vlera të larta, duke marrë parasysh se kanë një numër shumë të vogël të punësuarish dhe për një periudhë të gjatë kohore kanë pasur të punësuar sipas listëpagesave vetëm administratorët e shoqërisë.

KOMPANITE, TE LIDHURA ME NJERA-TJETREN

Nga arsyetimi i Prokurorisë, që urdhëroi arrestimin e biznesmenëve, thuhet se kompanitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën. Për shembull, “UFI 02” me administrator Kudret Memagën, ka kryer shitje me vlerë rreth 87 milionë lekë, me TVSH rreth 15 milionë lekë, në subjekte ndërtimi dhe me një vlerë thuajse të njëjtë ka kryer blerje në subjekte të tregtisë së artikujve ushqimorë. Administratori i kësaj shoqërie rezulton njëkohësisht i punësuar si roje në subjektin “Administrim në transparencë”. “Ori” me administrator Kristi Rrenjën, në total ka kryer shitje rreth 154 milionë lekë, me TVSH rreth 28 milionë lekë (shitje vetëm në subjekte që operojnë në fushën e ndërtimit). Në total, ka kryer blerje thuajse në të njëjtat vlera sa ai i shitjeve (vetëm në subjekte që operojnë në fushën e tregtisë së artikujve ushqimorë). Duke verifikuar historikun e punësimit të punëtorëve, rezulton se të gjithë punonjësit kanë qenë të punësuar në kohë të ndryshme në subjektet objekt hetimi, si “UFI-02”, “Sula&Leo”, “Ri-Ger 96”, “Ble-me-18 Invest”. Duke parë këto të dhëna themi se të gjithë subjektet janë të lidhura me njëri-tjetrin. Të njëjtat të dhëna kanë rezultuar edhe nga verifikimi i kompanive të tjera.

BIZNESMENET E NDALUAR

1. Bledar Metko, i ndaluar më 14 janar, në orën 18:10
2. Kudret Memaga, i ndaluar më 14 janar, në orën 17:05
3. Erald Sotiri, i ndaluar më 14 janar, në orën 20:10
4. Santiljano Çifliku, i ndaluar më 14 janar, në orën 19:40
5. Rigerta Bakijasi, e ndaluar më 14 janar, në orën 20:00
6. Gentjan Dedja, i ndaluar më 14 janar, në orën 20:00
7. Anida Brahimi, e ndaluar më 14 janar, në orën 20:00
8. Myfaret Ballushi, e ndaluar më 14 janar, në orën 21:00
9. Asim Caci, i ndaluar më 14 janar, në orën 21:30
10. Aleksandër Gusho, i ndaluar më 14 janar, në orën 21:30
11. Gerti Laho, i ndaluar më 14 janar, në orën 19:45
12. Kristi Renja, i ndaluar më 14 janar, në orën 19:00
SUKBJEKTET NE HETIM
1. Sula& Leo” me administrator Bruno Osmanin
2. “Bruna-Al” me administrator Luan Osmani
3. “Jonufri” me administrator Myfaret Ballushin
4. “Sim 2B” me administrator Gentjan Dedja
5. “UFI 02” me administrator Kudret Memagën
6. “Ori” me administrator Kristi Renjën
7. “Lumi 06” me administratore Lumturije Muratin
8. “AA-117” me administrator Lirim Jellën
9. “AL Ber Co&Co” me administratore Esmeralda Çifligun
10. “Ri-Ger 96” me administratore Rigerta Bakijasin
11. “Ble-Me 18 Invest” me administrator Bledar Metkon
12. “EZ&LA” me administrator Emiljano Frrokun
13. “Neda 2005” me administratore Diana Ramizin
14. “Kristi AL Construksion” me administrator Arsen Rocin
15. “CACI” me administrator Asim Cacin
16. “Uesli” me administrator Dritan Cungun
17. “Frogy 03” me administrator Vladimir Sheshin
18. “Leli 17” me administrator Ender Sheshin
19. “O&B” me administrator Gëzim Dishën

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 23:26

Protesta e opozitës ka qenë tema kryesore e diskutimit në media, ditët e fundit.
 

Postuar: 15/02/2019 - 23:14

Policia greke ka publikuar ditën e sotme fotot dhe inicialet e dy shqiptarëve të dyshuar për vr

Postuar: 15/02/2019 - 22:49

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë Rrugën &l

Postuar: 15/02/2019 - 22:44

Patosi u trondit këtë mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri, ku shënjestër ka qenë një 52-vjeça

Postuar: 15/02/2019 - 22:35

Policia është duke hetuar në një pistë tjetër lidhur me vrasjen një ditë më parë të 49-vjeçares

Postuar: 15/02/2019 - 22:20

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa minuta më parë në Patos të Fierit, ku një 53-vjeçar është

Postuar: 15/02/2019 - 22:05

Një 53-vjeçar është qëlluar më armë zjarri dy herë në gjoks mbrëmjen e sotme.