BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Aktualitet

Zbardhet dosja për grupin që trafikonte refugjatë drejt Kanadasë dhe SHBA, ja si operonin anëtarët dhe roli i SHBA

Zbardhet dosja për grupin që trafikonte refugjatë drejt

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 15 të arrestuar, të cilët ishin pjesë e grupit që falsifikonte viza apo pasaporta për në SHBA dhe Kanada. 7 të tjerë janë liruar nga qelia, por janë lënë në “Arrest shtëpie”, kurse 2 të tjerë janë lënë “Detyrim paraqitje”. Ky operacion ka filluar prej vitit 2019, ndërsa katër ditë më parë u arrestuan edhe 24 persona të tjerë në tre qarqe të Shqipërisë. Operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana, në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit ka kryer operacionin “Crystal Eagle”, duke vënë nën pranga 6 persona, mes tyre dy agjentë krimesh me inicialet B. I dhe B. M., dhe punonjës të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”. Mënyrat që përdorte ky grup për të kaluar klandestinët drejt SHBA-ve janë tre. E para, klandestinët kalonin nga Shqipëria drejt Gjermanisë e më pas kalonin në Republikën Dominikane. Pas saj, shqiptarët vendoseshin në Meksikë e më pas futeshin në SHBA. E dyta, Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Dominikane dhe më pas për në Amerikë, ndërsa mënyra e tretë është kalimi përmes Francës dhe Londrës, konkretisht itinerari Shqipëri-Francë-Londër-Republika Dominikane dhe më pas në SHBA. Trafikimi i emigrantëve me viza false është shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Në dy vite e fundit janë shkatërruar tre grupe kriminale, ku në pranga kanë përfunduar qindra persona. Këto operacione janë zhvilluar nën drejtimin e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Si nga ish-Krimet e Rënda ashtu edhe nga operacioni i katër ditëve më parë që u zhvillua nga SPAK hetimet janë realizuar në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve.

Kërkesa e SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189, 190, 298, 333/a, 334 të K.Penal për personat e lartpërmendur. Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar. Nga hetimet ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë grup kriminal falsifikonin dokumente ndërsa më pas i shpërndanin me anë të shoferëve të autobusëve që shërbenin në agjenci turistike. Dokumentet më tej mbërrinin tek personat që do të udhëtonin ilegalisht, kryesisht ishin në Itali, Spanjë apo Gjermani. Destinacioni kryesor i refugjatëve ishin SHBA, Kanada apo Britania e Madhe. Operacioni e ka marrë indicien pasi në Tiranë disa kohë më parë kishin rënë në gjurmët e shitjes së një pasaporte amerikane. Pas kësaj në vendin tonë është ngritur një task forcë e quajtur JointShield me SHBA dhe Shqipërinë. Në operacionin për goditjen e këtij grupi kriminal morën pjesë edhe agjentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesi amerikan që mori pjesë në këtë operacion gjatë deklaratës për mediat falënderoi autoritetet shqiptare që morën pjesë në këtë operacion.