BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Zbardhet ekspertiza/ Dalin të dhënat zyrtare kur vdiqën nënë e bijë në Tiranë, motra e shpëtuar jep dëshminë tronditëse: Çfarë lexonim në Bibël ia bënim Anisës dhe prisnim të ringjallej!

Zbardhet ekspertiza/ Dalin të dhënat zyrtare kur vdiqën

Detaje tronditëse kanë dalën në dritë nga ngjarja horror në Kombinat ku u vetëflijuan nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

ABC News ka zbardhur ekspertizën ku thuhet se Anisa Josifi mbahej prej 15 muajsh e vdekur në shtëpi nga nëna dhe motra tjetër e saj, Blerta.

Nga të dhënat e ekspertizës që i është bërë trupit të 30 vjeçares, rezulton se ajo mbahej e vdekur prej më shumë se 1 viti në shtëpi duke ia lyer trupin me vaj dhe uthull, gjë e cila ka shkaktuar mumifikim të trupit të saj në pjesën e jashtme, ndërkohë që prej muajsh në pallat ishte shpërndarë era e keqe e trupit të dekompozuar.

Siç raportohet edhe në ekspertizën nëna e Anisës, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre duke zbuluar ngjarjen horror që tronditi Tiranën.

Zhaneta Josifi u gjet e vdekur në dysheme, ndërsa Anisa Josifi në krevatin e saj në dhomë, e mbuluar me jorganë dhe batanije, ndërsa trupi i ishte lyer me vaj dhe uthull nga nëna dhe motra e saj, Blerta.

Kjo e fundit është gjetur gjallë në shtëpi nga policia duke bërë të mundur që t’i shpëtohet jeta pasi kishin kohë pa ngrënë.

Ekspertiza ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mos ushqyerjes me qëllim pasi gratë ndiqnin ritet e një sekti fetar të krishterë, sipas të cilit pas kësaj sakrifice ato prisnin ringjalljen në krah të Jezusit për të jetuar në Parajsë.

Gratë kanë zgjedhur që të mos ushqehen prej një kohe të gjatë. Ato ishin mbyllur prej kohësh në shtëpi, ndërsa policia ka gjetur te lidhur me litarë derën e jashtme të shtëpisë, e cila ishte bllokuar nga gratë në mënyrë që askush të mos futej aty.

Në shtëpi janë gjetur dy Bibla si edhe fletushka të tjera me përmbajtje fetare të krishterë.

Vajzat dhe nëna kishin frekuentuar Dëshmitarët e Jehovait për vite me radhë, ndërsa sëfundmi nuk dihet nëse kishin patur apo jo kontakte me këtë sekt fetar.

Teologët nuk kanë ende asnjë shpjegim për ritin e çuditshëm që ato ndoqën për të vdekur si edhe shkakun se përse përdorën vaj dhe uthull për trupin e Anisës.

Gjithçka që ka zbuluar ekspertiza për vdekjen e Anisa dhe Zhaneta Josifit është konfirmuar edhe nga Blerta Josifi.

Abcnews ka siguruar dëshminë që ajo ka dhënë në polici ku ka deklaruar me detaje shkakun se përse vepruan në këtë mënyrë si edhe praktikat e ndjekura. Blerta Tregon se kishin qenë fillimisht me Dëshmitarët e Jehovait dhe më pas tek Kisha Ungjillore në Tiranë. Ajo tregon se nuk kishin ngrënë prej 40-45 ditësh dhe pinin vetëm ujë duke pritur ringjalljen e Anisës.

"Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj.

Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.