BREAKING NEWS

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x

Aktualitet

Zbardhet motivi i sherrit që i mori jetën të riut/ Kush janë tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit që për shkak të një femre e mbytën dhe e hodhën në rezervuar. Ja çfarë u gjet në trupin e viktimës

Zbardhet motivi i sherrit që i mori jetën të riut/ Kush janë

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur për ngjarjene rëndë të ndodhur në Maliq të Korçës ku dyshohet se sherri për një vajzë t’i ketë marrë jetën 26-vjeçarit Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit.

Blutë kanë vënë në pranga tre persona që dyshohet se janë autorët e krimit. Mësohet se janë ndaluar shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Mes tyre dhe viktimës dyshohet të ketë pasur grindje për shkak të një femre. Çeço dhe vajza në fjalë ishin në fillimet e njohjes së tyre, por të afërmit e të resë nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje, pasi sipas tyre viktima nuk kishte as arsim 9-vjeçar.

Banorë të fshatit thanë se i riu nuk ishte larguar kurrë ngë vendi, dhe se merrej kryesisht me prerjen e druve në pyll, duke ndihmuar familjen e tij. Dyshohet se Çeço nuk arrinte dot as të lexonte, për shkak se e kishte braktisur herët shkollën.

Zhdukja e të riut u denoncua nga babai i tij, i cili duket se ka dëshmuar dhe pistën që çoi në arrestimin e 3 autorëve të dyshuar për vrasjen.

Autorët mësohet se e kanë mbytur të riun dhe kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

“Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit Martin Çeço, kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.

Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën Martin Çeço, në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Më të lexuarat