
“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant Balla zbardh vendimet e rëndësishme që u diskutuan sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS

Zbardhet ngjarja e rëndë me dy të plagosur në Tiranë, ja kush është ‘killeri’ i shumëkërkuar që i drejtoi armën policit të Shqiponjave (EMRI+FOTO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Prill 2020
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në zonën e ‘Xhamlliku’ në Tiranë ku mbetën të plagosur 2 persona.
Pasi polici i forcave ‘Shqiponja’ i kërkoi një qytetari mjetin e identifikimit, ky i fundit i drejtoi armën policit. Pasi e kërcënoi policin me armë dhe tentoi të largohej nga vendngjarja, autori u qëllua me armë në këmbë nga efektivi, ku fatkeqësisht mbeti e plagosur edhe një kalimtare e rastit.
Ndërkohë është zbuluar identiteti i autorit që shkaktoi ngjarjen e rëndë sot në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për Orges Bilbilin, i cili nuk është një emër i panjohur për organet e drejtësisë.
Në fakt Orges Bilbili është i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.
Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.
Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.
Më të lexuarat


U dënua me burg/ Ish anëtari i KPA-së, Luan Daci kërkon pafajësi në Apel, zbardhet çfarë vendimi mori sot gjykata

Zhdukja e mistershme e biznesmenit Pecorelli në Shqipëri, mediat italiane ngrenë dyshimet e forta: Tezat e hetuesve vendas nuk janë aspak bindëse!

Moti i keq në vend, Meteoalb del me njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë do ndodhë në mbrëmje dhe kur pritet një përmirësim i kushteve atmosferike

Sulmohet makina e biznesmenit të njohur në Shkodër, autorët i lënë mesazhin tek pasqyra

Merret vendimi shumë i rëndësishëm për të burgosurit

Del nga shtrati lumi Erzen, shihni çfarë ndodhi gjatë natës në Durrës dhe Shijak (VIDEO)

Alfred Cako zbulon mesazhin e fshehtë që përcjell performanca e Lady Gaga në betimin e Joe Biden: Do fillojnë të komandojnë...

“Koronavirusi shkakton 7 lloje të problemeve me lëkurën”, mjekja e njohur jep informacionet që duhet t’i dimë të gjithë: Ja kur fillon rënia e flokëve!

Moti i keq mbërthen vendin, shtyhet nisja e trageteve nga Porti i Durrësit, ja çfarë ka ndodhur mëngjesin e sotëm

“S’e kam bërë kurrë këtë”/ Gazetari i drejton pyetjen e çuditshme, konspiracionisti Alfred Cako zbulon për herë të parë domethënien e unazave që mban në dorë
