BREAKING NEWS

Fillon Kongresi i PS/ Deputetja kërkesë urgjente Ramës: Këtë çështje duhet ta shikoni me prioritet

Fillon Kongresi i PS/ Deputetja kërkesë urgjente Ramës:
x

Aktualitet

Zbardhet një nga pistat kryesore mbi rrëmbimin Jak Prengës në Kamëz, çfarë la të nënkuptohet deklarata e gruas së tij: Nuk del më keq se...

Zbardhet një nga pistat kryesore mbi rrëmbimin Jak Prengës

Detaje të tjera janë zbardhur pengmarrjes që shtangu Kamzën dy ditë më parë. Mësohet se i rrëmbyeri Jak Prenga, përveç identitetit të dytë që kishte marrë, nën emrin Jurgen, njihej nga banorët e zonës dhe si “Doda”.  Një nga pistat ku po hetohet është edhe mos shlyerja e borxheve nga ana e pengut. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Prenga kishte blerë një automjet dhe një pjesë të parave nuk ua kishte dhënë ende pronarëve të automjetit.

Gjithsesi, ditën e sotme “AbcNeës” ishte pranë familjes së Prengës, e cila nuk ka pranuar të flasë. Në lagje dhe në banorët përreth mbizotëronte heshtja, ndërsa Maria, gruaja e Prengës ka dalë të qetësojë gazetarët.

“Ju e keni bërë punë tuaj. Nuk del më keq se çfarë është bërë më. Mos u bëni merak? Çdo gjë është e pastër? Ju përshëndes,”– shprehet bashkëshortja e tij duke mos dashur të japë më tepër detaje. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky mesazh në gjuhën e rrëmbimit quhet “Kodi i Heshtjes”. Me heshtjen, nënkuptohet se palët janë duke u darkordësuar, për të arritur një marrëveshje larg syrit të autoriteteve ligjore apo edhe interesit të medias.