BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Zbardhet një tjetër version/ Dëshmitari që njoftoi ambulancën tregon gjithçka çfarë pa me sy dhe veprimin që bëri Ilda Bejleri: U bë dhe një aksident tjetër, u përplasën tre automjete

Zbardhet një tjetër version/ Dëshmitari që njoftoi

Ditën e mërkurë në media u përfol se Ilda Bejleri ishte përfshirë në një aksident. Konkretisht në media u shkrua se moderatorja kishte aksidentuar një grua. Por menjëherë ajo dha versionin e saj si në polici ashtu edhe në media, duke thënë se nuk e kishte prekur me makinë gruan. Ndërkaq të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë ngjarjen nga afër. Një dëshmitar okular i incidentit ka pranuar të japë detaje rreth asaj që ka parë në vendin e ngjarjes.

Shtetasi N.H ka rrëfyer se çfarë pa në kryqëzim në momentin që shtetasja Enriketa Gjuzi u shtri në tokë. Kemi vendosur vetëm inicialet e dëshmitarit, pasi ai me detaje ka folur për organet e drejtësisë për ngjarjen përpara organeve të drejtësisë. “Isha në kryqëzim, duke pritur të hapej semafori. Në moment që u hap semafori jeshil për makinat, shikoj një zonjë që nxitoi për të kaluar nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Zonja nuk ishte tek vijat e bardha, por mes makinave.

Pas disa sekondash e shoh zonjën në tokë, përpara makinës së Ilda Bejlerit. Dua të theksoj se makina e Ildës nuk e preku zonjën, ajo u rrëzua në tokë pa e prekur makina. Ndoshta nga frika, nga hutimi, apo nga nxitimi, por pashë që makina nuk e preku dhe ajo ra vetë në tokë.

Menjëherë unë dhe një djalë tjetër kemi dal që ta ndihmojmë. Në momentin e parë që e pashë që ishte e mirë e pyeta pse u fut mes makinave. Më tha që po nxitonte për të shkuar tek nëna e saj, se e kishte vetëm dhe të sëmurë. Më tha që ishte nga Durrësi dhe nuk kishte njeri këtu. Menjëherë njoftuam policinë dhe ambulancën. Zonja në fjalë ishte e vetëdijshme dhe nuk kishte dëmtime”, shprehet ai për Bluetooth. Më pas N.H shprehet se ka komunikuar edhe me moderatoren, e cila ka qëndruar aty për disa minuta.

“Ilda ndaloi dhe po rrinte aty pranë. Edhe po të donte të ikte, nuk mundej pasi u bë trafik. Në atë moment u bë dhe një aksident tjetër, u përplasën tre automjete pak më tej. Kur erdhi policia ne dëshmitarët i thamë policit që zonja u rrëzua vetë dhe nuk u përplas nga makina. Kjo ishte pak a shumë ajo çfarë ndodhi. Më pas u largova për në shtëpi dhe në mbrëmje pashë gjithçka që shkruhej në media, nuk janë të vërteta çfarë është thënë deri më tani. Thashë si unë e panë ngjarjen edhe të tjerë.

Madje djali që e ndihmoi fillimisht zonjën së bashku me mua, i tha ‘Pse kalove atje? Duhet të shkoje tek vijat e bardha, duhet të jesh shembull edhe për brezin e ri’. Kjo është dinamika e asaj që unë pashë tek vendi i ngjarjes, gjithçka tjetër që qarkullon thashë, nuk është e vërtetë”, rrëfen ai për ‘Gazeta Shqiptare’.