BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Zbardhet operacioni “Blic” i Met Rrumbullakut, çfarë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme

Zbardhet operacioni “Blic” i Met Rrumbullakut, çfarë

Përmes një aksioni “Blic” të zhvilluar mesnatën e djeshme, Policia e Shtetit synonte të kapte në befasi dhe arrestonte disa prej emrave të njohur të botës së krimit në vend, që rezultojnë të jenë shpallur në kërkim me vendim gjykate.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se kontrollet policore mbi dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik, nuk janë mbështetur në një vendim gjykate konkrete, por gjithçka është bazuar në një urdhër të sigluar sekret.

Urdhri për aktivizimin në teren të grupeve të reparteve speciale si RENEA dhe FNSH, është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili kërkonte nga Policia Kriminale dhe dy repartet Speciale të kryhej brenda natës së djeshme kontrolli i disa banesave. Qëllimi ka qenë kapja e elementëve kriminalë të shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit “Golden Bullet” por jo vetëm.

Pasi forcat RENEA dhe FNSH, mesnatën e djeshme kanë kryer kontrolle në disa banesa, ku dyshohet se fshiheshin Duel Mehmedaj, Astmer Bilali dhe Bajram Çekorja, të gjithë të shpallur në kërkim për vrasje. Por nga kontrolli i shtëpive nuk është arritur të gjendet asnjë nga personat e kërkuar.

Njëherësh kontrolle policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervin Merlikës, Ervis Martinaj dhe personave të tjerë të botës së krimit, por pa rezultat.

Mësohet se disa kontrolle banesash janë kryer edhe për arrestimin e Festim Qolit në qytetin e Durrësit dhe personit tjetër të shpallur në kërkim, Lulzim Berisha, Alban Bengasit, Kevin Suçit, Agron Bejdolli, Aleksandër Laho ose “Rrumi i Shijakut” dhe Alban Skonja.

Të gjitha kontrollet e kryera në Durrës, nuk kanë qenë produktive për policinë.

Gjithashtu kontrolle në disa shtëpi RENEA dhe FNSH-ja, i ka kryer në mesnatë në Elbasan dhe Çërrik.

Me shpresën për kapjen e Kamer Mehjas, Abedin Mama (Dine Çami), Suel Çelës, Talo Çelës dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim në Elbasan, policia ka ushtruar kontrolle në banesat dhe disa baza të tyre, por pa rezultat.

Asnjë nga objektivat e policisë nuk është gjendur qoftë në banesat e tyre dhe qoftë në shtëpitë e tjera, ku mendohej se ata fshiheshin.

I vetmi qytet ku policia dhe grupet e FNSH, kanë dalë me arrestim ka qenë Vlora. Pikërisht në këtë qytet, është arrestuar në banesën e tij, Sali Zeneli, personazh i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burgim për ngjarjen e ndodhur në 3 mars 2021, ku në rrugën “Transballkanike” mbeti i vrarë kushëriri i tij, Taulant Manaj.

Zeneli kishte vetëm dy ditë që kishte mbërritur në banesën e tij, pasi prej gati 1 viti qëndronte i fshehur mes Tiranës dhe Sarandës./ Elton Qyno

 

Më të lexuarat