BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

 Zbardhet raporti i prokurorisë, në tragetin e bllokuar në Vlorë nuk ka gjurmë radioaktive, mostrat dërgohen në laboratorin e fizikës

 Zbardhet raporti i prokurorisë, në tragetin e bllokuar në

Pas sekuestrimit të mbetjeve në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, prokuroria ka kryer matje nëse mbetjet kanë pasur përmbajtje radioaktive. Fatmirësisht sipas prokurorisë, pajisja Mini Rad, nuk konstatoi radioaktivitet. Në një proces verbal të mbajtur pasditen e së premtes, hetuesit kanë kryer matjet me një pajisje të quajtur Mini-Rad dhe ka rezultuar se lënda e sekuestruar nuk është e rrezikshme pasi nuk ka përmbajtje radioaktive. Procesverbali mban firmën e oficerëve të Policisë Gjyqësore, punonjësit të Doganës Vlorë, përfaqësuesit të tragetit dhe laborantit të Policisë Shkencore. Megjithatë mostrat e marra nga 40 metër kub lesh xhami dhe nga fuçitë për të cilat dyshohet se mbartin mbetje të rrezikshme po analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Vetëm pas kësaj do të mund të merret raporti përfundimtar si dhe do të vendoset fati për 6 të arrestuarit. Tre ditë më parë, Policia e Vlorës vuri në pranga 6 persona me dyshimin se mbetjet e bllokuara në traget përmbajnë amiant, e cila është një lëndë mjaft e rrezikshme pasi shkakton sëmundje kancerogjene. Të arrestuarit po hetohen për veprat penale kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar, por gjatë marrjes në pyetje kanë mohuar akuzat. Edhe pronarët e tragetit ku u gjet lënda e dyshuar kanë mohuar të kenë transportuar lëndë të rrezikshme. Sipas tyre lënda e gjetur është blerë për izolimin e tragetit, ndërsa vaji për motorin e tij.

Qëndrimet

Paraditen e së shtunës një grup të rinjsh kanë protestuar përballë Portit të Vlorës kundër importit të mbetjeve të rrezikshme. Ndërkohë, përfaqësuesit e anijes së bllokuar në një reagim të tyre kanë sqaruar se nuk ka pse të ketë alarm. Sipas tyre bëhet fjalë për mbetje që vijnë nga remonti apo aktiviteti i anijes. “Saktësojmë se bëhet fjalë për dërrasa të vjetra, material të mbushjes së karrige të rinovuara dhe lesh xhami që quhet rokul e certifikuar. Që në të gjitha anijet është material i izolimit termik i cili kur bëhet i vjetër rinovohet. Po ashtu përdorët në brendësi të paneleve që ndajnë kabinat apo hapësira të tjera. Të gjitha këto ne i kemi dokumentuar. Ato fuçi të mbyllura me vaj që i referoheni me siglën Eni, janë vaj që përdoret për motorët e anijes”, thanë në një reagim për mediat përfaqësuesit. Madje duke aluduar se gjithçka bëhet për konkurrencë dhe duke treguar fotot e materialeve dhe dokumentacionit për blerjen e tij, thuhet se mbetjet janë kërkuar të dorëzohen dhe në Kroaci, por nuk u shkarkuan për mungesë logjistike. “Detyra e një anije kur vjen në port, është të thërrasë agjencitë e autorizuara. Dhe ne zgjedhim një prej tyre. Agjencia Delfin 1 bashkëpunon jo vetëm me ne, por dhe me shumë të tjera dhe është e certifikuar nga autoritetet shqiptare. Pra ne thërrasim këtë agjenci, e cila merr materialin dhe në fund na dorëzon një faturë, ku thuhet sasia dhe tipologjia, ne e lidhim atë me një regjistër zyrtar në bord, ku ka mundësi të futet dhe duhet të futet çdo kapiteneri në botë. Këtë e kemi detyrë. Dhe çdo dorëzim i mbetjeve janë të regjistruara aty. Pra nuk ka asgjë klandestine, asgjë anomale, asnjë trafik”, shtuan përfaqësuesit në deklaratën për mediat. Për rrezikun nga mbetjet në Vlorë ditën e djeshme u organizua dhe një protestë. Pjesëmarrësit kanë kërkuar marrjen e masave si dhe ndalimin e këtyre mbetjeve.

Kush janë të arrestuarit

6 personat e arrestuar për këtë veprimtari, kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikim lëndësh të rrezikshme. Leshin e xhamit e kanë argumentuar si mbetje të remontit që i është bërë së fundmi tragetit, ndërsa në fuçi kanë pretenduar se ka vaj motori. Bashkëshortja e pronarit të pikës së grumbullimit nga ana tjetër pranoi se policia ka sekuestruar aty një sasi lesh xhami, por mohon që ata të jenë të përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve të rrezikshme. 6 të arrestuarit akuzohen për veprat penale kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar. Në sajë të operacionit “AMIANT”, u arrestuan, Kujtim Xhaferllari, 65 vjeç; Arbër Çuni, 28 vjeç; Agron Grata, 48 vjeç; Festim Tafa, 71 vjeç; Elisabeta Cuna, 55 vjeçe dhe Zamir Kornuzi, 45 vjeç. Sot ata pritet të dalin përpara gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tyre.