BREAKING NEWS

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e
x

Aktualitet

Zbardhet raporti më i fundit: 13 viktima në orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ja sa persona të infektuar rezultojnë në Kosovë

Zbardhet raporti më i fundit: 13 viktima në orët e fundit

Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë po tregon sinjale të përkeqësimit. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vend janë paraqitur edhe 609 raste pozitive me koronavirus.  Ndërkohë janë shënuar edhe 13 rastet të vdekjes.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Më të lexuarat