Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet sherri me armë zjarri në lokalin tek ish Parku i autobusëve, arrestohet pronari i lokalit, në kërkim klienti

Postuar: 19/09/2018 - 07:53

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes të së hënës në ish Parkun e autobusëve, ku pati një konflikt me armë zjarri. Sipas policisë pronari i një lokali në këtë zonë dhe një klient, u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas përdorën armët. Uniformat blu të kryeqytetit për këtë ngjarje kanë vënë në pranga pronarin e lokalit, 35-vjeçarin, Laert Hilën dhe kanë shpallur në kërkim një 50-vjeçar, Ardjan Pashaj. Sipas burimeve të policisë, konflikti nisi për arsye banale, pas një sherri në lokal. Ndërsa mësohet se i pari që ka qëlluar ka qenë pronari i lokalit, për të cilin, fillimisht u mendua se ishte viktimë e një atentati. Gjithashtu, burime zyrtare nga policia thonë se Laert Hila, është munduar të fsheh ngjarjen, duke mos bërë kallëzim në polici. Referuar të njëjtave burimeve, mësohet se telefonata në sallën operative, që ka denoncuar ngjarjen, është bërë nga një qytetar, i cili ka treguar për një konflikt me armë dhe një të plagosur. Sherri mes këtyre dy personave ndodhi në lokalin në pronësi të 35-vjeçarit, të arrestuar, në rrugën “Shefqet Musaraj”, rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Policia mëngjesin e djeshëm, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ka bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas zbardhjes së ngjarjes policia arrestoi 35-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Ardjan Pashaj. Sipas policisë pronari i lokalit Laert Hila, pas shqyrtimit të provave dhe fakteve ka konsumuar veprën penale të mbajtjes së armëve pa leje dhe kanosje. Nga ana tjetër, për Ardjan Pashajan, ka dyshime se ka tentuar të vrasë pronarin e lokalit, ndërsa sipas policisë motivet ende janë të paqarta. Ai është ende në kërkim, ndërsa sipas policisë, për gjetjen e tij, janë duke u ndjekur gjurmët e telefonit pasi është identifikuar numri që mund të ketë në përdorim.

Ngjarja

Referuar burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës në Komisariatin Nr.2, mësohet se rreth orës 22:00, në sallën operative ka mbërritur një telefonat nga një qytetar, i cili ishte në vendin e ngjarjes, i cili ka thënë se në një lokal në zonën e “21 Dhjetorit”, ka pasur të shtëna me armë dhe se ai dyshonte për një të plagosur. Pas kësaj, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por çdo gjë dukej e qetë, ndërsa pronari i lokalit ishte larguar për në shtëpinë e tij, ku edhe më pas është bërë edhe arrestimi. Janë marrë dëshmi paraprake nga personat në vendin e ngjarjes, si dhe është bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë së lokalit, nga të cilat është bërë e mundur edhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes. “Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokalin në pronësi të 35-vjeçarit tashmë të arrestuar, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri - tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat”, njoftoi dje Policia e Tiranës. Ardjan Pashaj mësohet se ka qenë si klient në lokali, kur ka nisur fillimisht një sherr verbal mes tyre. Pas kësaj sherri ka agravuar në grushte dhe më vonë në përdorimin e armës. Burimet saktësojnë se të dy kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, ndërsa Pashaj e ka qëlluar edhe me tytën e pistoletës Hilën dhe pas kësaj është larguar me shpejtësi nga lokali. Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se fillimisht kanë dëgjuar zhurma dhe fjalë, më pas janë dëgjuar të shtënat. “Isha duke fshirë këtu se rreth asaj ore e mbyll punën, kur dëgjoj ca zhurma, domethënë si fjalë, por nuk i mora vesh mirë se ça thanë. Pastaj dëgjova të shtënat”, tha pronari i një biznesi të vogël. Më tej, tregon se kanë qenë disa të rinj, që nuk i njihte që kanë telefonuar policinë, ndërsa dëgjoheshin fjalë, “u vranë, u vranë”, përfundoi ai. Zona ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme, njihet si problematike, ndërsa kujtojmë se në fillim të këtij viti, shumë pranë këtij lokali, u ekzekutua një 32-vjeçar, Emiljano Boçi dhe u plagos miku i tij Melvin Disha. Atentati u konsiderua mafjoz, pasi autori ka qëlluar disa herë në drejtim të dy shokëve, ndërsa objektiv mësohet se ka qenë Emiljano Boçi, i cili është dërguar me shpejtësi në spital, por ka ndërruar jetë. Nga ana tjetër, Melvin Disha mori një plumb në shpatull dhe arriti të shpëtojë. Por në zonën e ish-parkut, nuk janë këto të vetmet ngjarje që kanë ndodhur pasi përdorimi i armëve është i shpeshtë. 

Elvis Myrta

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 23:40

Çatia e një pallati katër katesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00, ndërsa pallati ndodhet pranë qendrës së qytetit.

Postuar: 13/12/2018 - 22:38

Studentët shprehen të vendosur për të mos dialoguar me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, pasi

Postuar: 13/12/2018 - 22:27

Një grup studentësh u ftuan mbëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” për të fo

Postuar: 13/12/2018 - 21:33

Artisti i njohur Robert Aliaj i ftuar në “360 Gradë”  i pyetur për lajmin e përh

Postuar: 13/12/2018 - 21:04

Vendi ynë nesër do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot krye

Postuar: 13/12/2018 - 20:36

Një banesë është përfshirë nga zjarri në.

Postuar: 13/12/2018 - 20:33

Studiuesi Taulant Muka shkruan në Facebook se disa studentë e kanë kontaktuar të frikësuar pas im