BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Aktualitet

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,

Zbardhet projekti i qeverisë për rritjen e pensioneve deri në vitin 2025. Gazeta “SOT” ka zbardhur vendimin e publikuar nga qeveria në Fletoren Zyrtare ku bëhet e ditur se më shumë se 60 milionë dollarë do të jenë si fond për indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit. Pra, rreth 700 mijë të moshuar do të kenë një shtesë pensioni mbi 5 për qind. Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën  5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër.

Kontributet e buxhetit të shtetit në bazë të legjislacionit për financimin e ushtarakeve në pension të parakohshëm

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,

Kategoritë që përfitojnë

Janë gjashtë kategori që përfitojnë, konkretisht ato që marrin pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, pension social, pension në fshat, punonjësit e nëntokës, ish ushtarakët dhe veteranët. Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve, është sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5% në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës, por gjithashtu në rritjen e shtesës me 5 për qind përfshihet dhe shpërblimi i fundvitit. Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave

Synimet në fushën e sigurimeve shoqërore

Në miratimin e projekt-dokumentit të programit buxhetor afatmesëm, janë përcaktuar dhe prioritetet në fushën e sigurimeve shoqërore.  Në fushën e Sigurimeve Shoqërore, për periudhën 2022-2025 synohen fonde nga sigurimet shoqërore për përfituesit qe ndodhen në kushtet e përfitimit të skemës së pensioneve në një nga kategoritë që përmban kjo skemë. Garantimi i mbulimit sa më të plotë të popullsisë së vendit me elementë të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të mbajtura në nivele të pranueshme; Vazhdimi i implementimi i reformës së pensioneve dhe përmirësimi i eficencës së ISSH në menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, suplementare dhe programore; Përsosja e menaxhimit të skemës së sigurimeve shoqërore, sidomos të mbledhjes së të ardhurave kontributeve si dhe shpërndarjes së drejtë të tyre në formën e përfitimeve, aty dhe atëherë kur lind e drejta. Vendosja e personave të siguruar dhe e përmirësimit të shërbimit ndaj tyre, në qendër të veprimtarisë së tij. Thellimi i procesit te modernizimit dhe lehtësimit te dhënies se shërbimeve; Mbështetje aktive për shqiptarët që jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit, duke i dhëne prioritet vendeve ku ka më shumë prezencë shqiptarësh.

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,