BREAKING NEWS

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për krime nga UÇK, e cilëson të pabazë dhe kërkon të hartohet një i ri, tërbohen serbët

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit
x
BREAKING NEWS

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi po tenton të marrë Krimenë

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,
x
BREAKING NEWS

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë
x
BREAKING NEWS

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si
x
BREAKING NEWS

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në
x

Aktualitet

Zbardhet skema/ Ja shumat që paguhen për një varr në Tufinë. Në pranga 10 persona, dy në kërkim, mes tyre edhe zyrtarë (akuzat)

Zbardhet skema/ Ja shumat që paguhen për një varr në

10 persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar ‘Tufina’. Hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj, zbuluan skemën korruptive për varret në varrezat e Tufinës.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit Sektori per Krimin Ekonomik Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ne pas një pune intensive një mujore me përdorimin e metodave speciale të hetimit në funksion të Procedimit Penal nr.4811/2022, në datë 06.07.2022 finalizoi me sukses Operacionin Policor “Tufina“, duke bërë ndalimin e shtetasve të poshtë shënuar:

1–E. Ndini, i dyshuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike”, “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259, 245/1 dhe 248 të Kodit Penal

2-Xh. Mena, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;

3- L. Shehu, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K Penal;

4-G. Daja i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K Penal;

5-B. Lica, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i K Penal;

6- A. Ajazi, me gjendje gjyqesore i dënuar me parë, Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”,” parashikuar nga neni 245/1 e 259 i K Penal;

7- E. Milla, me gjendje gjyqesore i dënuar Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike, Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike” të parashikuara nga nenet 245/1, 244 i Kodit Penal.

8-F. Gjonaj, Vepra penale “Ndertim i Paligjshem ,parashikuar nga neni 199 K.penal

9-R. Ndoj,“Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;

10-J. Çuka, “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të K Penal;

U shpallen ne kerkim shtetasit:
11-Sh.Xhemal Nika. “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i K Penal;

12-F. Prend Gjonaj, “Ndertim i Paligjshem, parashikuar nga neni 199 K.penal.

Nga hetimet e kryera, drejtuar nga Prokurori Bledar Valikaj, në funksion të procedimit penal ka rezultuar e provuar në disa raste se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.

Keto shtetas ushtronin ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm shtetërore duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë kundrejt pagesës 200.000 leke të reja, nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së, përfitimin e çertifikatave të vaksinimit Covid 19 sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 30.000 lekë te reja, mundësonin nxjerrje kredie të butë pranë bashkisë Tiranë.

Më të lexuarat