BREAKING NEWS

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë Shqipërisë, anija cisternë dhe shoqëruesi i saj misterioz po i drejtohen...

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë
x
BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x

Aktualitet

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është

Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet, ku kryeministri Rama mori mandatin e tretë duke thyer rekordin historik në politikën shqiptare, qytetarët kanë shprehur hapur me votë se kush ministri i tyre i preferuar. Përballë zhvillimeve të forta politike, zërin për të shprehur hapur mendimin e tyre e jep gazeta “SOT”. Media jonë online ka zhvilluar një sondazh ku pyetja ishte se “kush është ministri më i preferuar i qytetarëve në qeveri”? Kreu i qeverisë Edi Rama është shpallur në sondazhin e realizuar nga “Agjencia e Lajmeve Sot Neës” si më i pëlqyeri në listë. Në përmbyllje të sondazhit të organizuar nga media jonë online, kryeministri Edi Rama ka marrë afro 44% të votave të lexuesve. Në këtë sondazh për ministrin më të pëlqyer në qeveri, Rama rezulton në krye të listës me 12 emra. Sipas renditjes së ministrave nga 1867 vota, pas kreut të qeverisë, i dyti si nga ministrat më të pëlqyer vjen ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka marrë 11 % të votave. E treta në listën si ministrja më e preferuar nga lexuesit, vjen Belinda Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019, ka marrë 9 % të votave. Ndërsa në vend të katërt, renditet ministri i Drejtësisë Ulsi Manja me 7 % të votave. Më pak të votuarit në listën e ministrave më të pëlqyer të kabinetit Rama me 4 % të votave, në perceptimin e qytetarëve u renditën Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriliu, Arben Ahmetaj, Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi.

Krifca e Kumbaro më të urryerat

Në fund me 3 % të votave u rendit ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Gjithashtu në fund të listës qëndron edhe Mirela Kumbaro. Që prej shtatorit 2021 ajo shërben si Ministër i Turizmit dhe Mjedisit. Vlen të përmendet që perceptimi i votuesve të Agjencisë së Lajmeve Sot, vjen në një konkluzion perfekt me opinionin e përgjithshëm, ku bujqësia konsiderohet sektori më i korruptuar.  Krifca ka qenë në qendër të skandaleve që pas marrjes së detyrës. Gazeta ka raportuar pak ditë më parë se gjatë kohës kur zonja Krifca drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, iu dha plot 2.2 milonë euro për ndërtimin e serave, dy kompanive anonim të lidhura me inceneratorët, kokat e së cilëve kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Por duke se kjo nuk është e vetmja shkelje e konsumuar nga Frida Krifca që deri para se të zgjidhej ministre e Bujqësisë, drejtonte AZHBR-në. Burime të sigurta nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, i thanë gazetës se Krifca i ka dhënë një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e AZHBR. Po ashtu, qytetarët duket se kanë antipati për ministren Krifca edhe për faktin se ajo ka braktisur fermerët, duke i lënë në mëshirë të fatit. Gjithashtu, Kumbaro ndodhet në fund të listës për nga votat. Mesa duket, ajo u ka lënë shije të keqe qytetarëve që në periudhën kur drejtoi ministrinë e Kulturës, ku gazeta raportoi skandalet e njëpasnjëshme të Kumbaros. Në ministrinë që ajo drejton tani, atë të Turizmit, shprehja e Kumbaros kur Rama e emëroi në këtë post, se do ta bënte “Shqipërinë më të mirë se ç’është”, deri tani nuk qëndron në vlerësimin e lexuesit.

Më të lexuarat