BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Zbardhet vendimi i Gjykatës për ish-kreun e Kadastrës Durrës

Zbardhet vendimi i Gjykatës për ish-kreun e Kadastrës Durrës

Zbardhet vendimi për ish-kreun e Kadastrës Durrës, Liridon Pula i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Mësohet se gjyqtarja Besjana Garxenaj e cila pasi çeli seancën gjyqësore, kreu verifikimin e prezencës së palëve dhe shqyrtoi aktet e fashikullit, pretendimet dhe provat e palëve të cilët kërkuan:

Prokurori Arjan Ndoja ka deklaruar se “ka dyshime të arsyeshme që personi nën hetim (Liridon Pula) të ketë kryer veprën penale. Emri i këtij shtetasi është regjistruar si person që i atribuohet vepra penale me Urdhrin e datës 30, por edhe sikur mos të ishte shënuar ka Vendim Unifikues të Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë, që thotë pozita procedurale e personit nën hetim e personit që atribuohet vepra penale apo atij që i regjistrohet emri janë tre pozita të ndryshme.”

Sipas prokurorit Ndoja, drejtori i ASHK-së ka për detyrë që të kontrollojë gjithë procedurën deri në lëshimin e certifikatës, dërsa shton se në bazë të ligjit ai ka detyrën të kontrollojë nëse një praktikë është e përfunduar ose jo, është e rregullt apo ka parregullsi.

“Drejtori i ASHK-së është hallka e fundit e procesit që kontrollon gjithë procedurën deri në lëshimin e certifikatës. Është e vërtetë që ka disa hallka dhe se titullari i institucionit mund të ketë qenë në mirëbesim në momentin që ka nënshkruar Certifikatat dhe janë lejuar transaksionet, por në bazë të ligjit ai ka detyrën të kontrollojë nëse një praktikë është e përfunduar ose jo, është e rregullt apo ka parregullsi. Në rastin kur drejtuesi evidenton parregullsi nuk duhet të lejojë lëshimin e certifikatave dhe aq më tepër të kryhen transaksione me pasuri të paluajtshme.”

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse është shprehur se ka argumentuar se në AKSH ka disa hallka dhe secili nga punonjësit ka përgjegjësinë e tij dhe më tej ka vijuar duke thënë se ka qenë përgjegjësja e zonës që i ka paraqitur praktikën drejtuesit pa kryer verifikimet.

“Në ASHK ka disa hallka dhe secili prej punonjësve ka përgjegjësinë e tij. Në këtë rast ka qenë përgjegjësja e zonës që i ka paraqitur praktikën drejtuesit pa kryer verifikimet. Përgjegjësi i zonës shpërndan punën tek specialistët dhe jo drejtuesi. Specialistët kur përfundojnë detyrën lënë shënimet përkatëse. Përgjegjësja e zonës ia ka vënë në dispozicion praktikën drejtorit me dokumentacionin ligjor që i duhet drejtorit për të verifikuar pasi nuk verifikon çdo detaj. Drejtuesi kontrollon vetëm dokumentacionin kryesor. Dokumentacionet e tjera kontrollohen nga hallkat e tjera të sistemit.”

Vetë Pula i cili është dakord me avokaten e tij për revokimin e masës së sigurimit, ka thënë se filtri i parë nuk është drejtesi por përgjegjësi i zonës. Më tej ai ka vijuar duke thënë se ai garanton që dokumentet, nga aplikimi deri kur të shkojnë tek zyra e tij.

“Kur ka problematika, diskutohen me përgjegjësin e zonës sepse filtri i parë nuk është drejtuesi, hallka e mesme është përgjegjësi i zonës. Ai garanton që dokumentet, nga aplikimi deri kur të vijnë tek zyra ime, të jenë të plotësuara konform ligjit, për të gjitha praktikat. Në rast se drejtuesi nuk do të ishte jurist por do të ishte ekonomist, çfarë pretendime do të ngriheshin për atë që nuk ka formim në jurisprudencë. Për këtë arsye janë hallkat.”

NJOFTIM

Në datën 04.10.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesën për “Verifikimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 271/1, datë 01.10.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për personin nën hetim Liridon Pula, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Në funksion të informimit të drejtë dhe të saktë të publikut dhe transparencës mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vendimin në përputhje me parashikimet ligjore dhe ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar), e gjeni të plotë në faqen zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës http://gjykata.gov.al/rrethi-durrës/gjykata-e-rrethit-durrës/ në rubrikën “Vendime me Interes Publik”.

Vendimin mund ta shkaroni dhe duke klikuar në linkun si vijon: http://gjykata.gov.al/media/1308/liridon-pula.pdf

Faleminderit!

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat