BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhet vendimi, ja sa do të rriten pagat e punonjësve të Gardës, përfitimet në bazë të gradave dhe vjetërsisë së punës

Zbardhet vendimi, ja sa do të rriten pagat e punonjësve të

Qeveria ka vendosur që të rrisë pagat e punonjësve të Gardës së Republikës, në varësi të vjetërsisë së punës. Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren e Botimeve Zyrtare, bëhen me dije të dhënat se si do të bëhet ndryshimi i pagës. Vendimi i datës 29 Korrik 2020, ka vendosur që punonjësit, oficerët dhe nënoficerët, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, për çdo vit vjetërsi shërbimi, përfitojnë shtesë mbi pagë, në masën 1% për çdo vit deri në 25 vjet. “Llogaritja e shtesës për vjetërsi bëhet mbi pagën e gradës “Kryekapter”. Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite shërbimi do të konsiderohen vitet e qëndrimit në gradë, të dokumentuara në librezën e punës së çdo punonjësi në strukturat e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, Policisë së Burgjeve dhe Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Gardës së Republikës, e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe në strukturat e Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare. Së dyti sipas vendimit, vitet që përjashtohen nga llogaritja e shtesës së vjetërsisë në shërbim, vetëm për efekt pagese, janë vitet e sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, vitet e punës si punonjës pa grada, vitet e shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit ushtarak të Ministrisë së Brendshme e të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe periudhat e trajtimit me pagesë papunësie apo pagesë kalimtare.

Vendimi për ushqim falas

Po ashtu në Fletoren Zyrtare është publikuar një tjetër vendim i qeverisë sa i takon punonjësve të Gardës së Republikës, ku sipas këtij vendimi të gjitha punonjësit do të trajtohet me ushqim falas. “Trajtimin me ushqim pa pagesë të punonjësve, oficerë, nënoficerë dhe kursantë, të

Gardës së Republikës. Trajtimi, sipas pikës 1 të këtij vendimi, të bëhet: a) me një vakt (drekë), të gjithë punonjësit oficerë e nënoficerë dhe kursantët kur kohëzgjatja e punës së punonjësve dhe përgatitjes së kursantëve është 8 (tetë) orë; b) me tri vakte, kur punonjësit janë të angazhuar në shërbime, gatishmëri apo trajnime dhe kohëzgjatja e shërbimit, e gatishmërisë apo e trajnimit të kursantëve dhe e personelit trajnues zgjat 24 (njëzet e katër) orë. 3. Trajtimi bëhet me ushqim të gatuar, në mensa dhe me shërbim shpërndarjeje (catering), i cili u nënshtrohet të gjitha procedurave të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e bërë publik. Po ashtu vendimi bën me dije se, normat e ushqimit ditor të kalorive, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm, ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku përcaktohen: normat e artikujve ushqimorë, brenda limitit të miratuar të kalorive, duke ruajtur raportin e njësive ushqimore, normat e zëvendësimit të artikujve ushqimorë dhe normat e pajisjeve dhe të materialeve të shërbimit të ushqimit. “Për rastet kur kategoritë përfituese, sipas këtij vendimi, për shkak të detyrës janë larg qendrës së shërbimit, përfitojnë shtesë mbi pagë, në masën 1% për çdo vit, deri në 25 vjet. Llogaritja e shtesës për vjetërsi bëhet mbi pagën e gradës “Kryekapter”. Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite shërbimi do të konsiderohen vitet e qëndrimit në gradë, të dokumentuara në librezën e punës së çdo punonjësi”, thuhet në vendim.