
"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Zbardhet vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, shpallet në kërkim autori dhe 2 bashkëpunëtorët, ja skema që ndoqi dhe ndihma që i erdhi nga Kosova

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022

Vladimir (Valmir) Kola është shpallur dje në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët nga Kosova, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi. Kened Antoni, 25 vjeçari nga Peja ka shitur automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim. Më 24 nëntor, kreu procedurat e shitjes për Gjelosh Krasniqin, 49 vjeçar nga Peja. Po në këtë datë, e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir Kolës i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt. Pas ekzekutimit, autori e ka braktisur automjetin dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, së bashku me armën e krimit kallashnikov. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për autorin dhe 2 bashkëpunëtorët. Lidhur me këtë ngjarje, para disa ditësh u shpall në kërkim dhe Agustin Kola, vëllai i autorit. Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar e tyre dhe në bashkëpunim me policitë homologe, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit. bardhja e vrasjes u krye falë hetimeve nga Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit penal të nisur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë
Ndërkohë policia ka dhënë edhe detaje nga operacioni i koduar “SHADOË”. “Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30.11.2022, u finalizua operacioni policor “SHADOË”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 30.10.2022, në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”, Tiranë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi B. S., 39 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Policia e Tiranës, pas një pune profesionale disajavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, falë përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohe reale të informacioneve me policitë partnere, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje kriminale. Bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për shtetasit: V.(V.) K., 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; Gj. K., 49 vjeç, lindur dhe banues në Peje, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”; K. A., 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Si ndodhi vrasja?
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri. Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.
Itinerari që ndoqën autorët
Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip 'Benz' i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.
Plagosja në vitin 2012
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.
Më të lexuarat


Çmontimi i kamerave, Artan Hoxha zbërthen lëvizjet e policisë: Veprim i vonuar, përdoren për ruajtjen e parcelave me kanabis

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Korrupsioni i ish-agjentit/ Lala del me deklaratën: Rama i rrezikuar vetëm nga drejtësia këtu

'Kartvizitën 'FBI' s'do e refuzonte askush', Vangjeli zbulon 'të pathënat': Ju tregon se me kë është takuar McGonical në Shqipëri

"Kriminelët më kanë treguar se kanë kamera të fshehura mes...", habit gazetari, tregon "të fshehtat": Policia është shumë mbrapa

"Turp historik nëse ndodh", avokat Ngjela del me reagimin e fortë: Albin Kurti nuk do ta pranojë këtë ofendim të kombit shqiptar

"Mund ta ketë dërguar këtë email në kushtet e xhelozisë", gazetari tregon detajet për çështjen McGonigal: Gjykata kërkoi dokumente dhe informacione për…

Dosja McGonigal/ Klodiana Lala zbardh detaje të pathëna: Ish-agjenti vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga ambasada, ja kush është Kutia e Pandorës

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë fiskale’”/ Artan Hoxha ironizon projektin e Portit të Durrësit dhe zbardh prapaskenat e forta: Çmimi ”dysheme” nis nga...

VOA ngre alarmin: Bullizmi, fenomen shqetësues në Shqipëri
