BREAKING NEWS

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat dhe ultimatumin e prerë të ndërkombëtarëve: Kufiri i patolerueshëm i vendosur me zë të lartë është…

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës
x

Aktualitet

Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët që morën pjesë në atentat

Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, policia identifikon dhe shpall në

Policia e kryeqytetit në bashkëpunim me prokurorinë kanë bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së ish efektivit të policisë, Santiago Malko, ngjarje e cila tronditi kryeqytetin në fundin e gushtit. Burime jo zyrtare i thanë gazetës “Sot” se është bërë i mundur identifikimi i personave që i bënë atentatin mafioz 26-vjeçarit. Të paktën 5 persona janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Mësohet se të shpallurit në kërkim kanë pasur rol kryesor në ekzekutimin e 26-vjeçarit në zonë e Porcelanit. I vetmi që është arrestuar me urdhër të prokurorisë është Blendi Teta, që akuzohet për “moskallëzim krimi”. Provat e administruara në dosjen hetimore, tregojnë se këta persona kanë thurur një plan për ekzekutimin e 26-vjeçarit. Momentalisht në burg për këtë ngjarje të rëndë është vetëm Blendi Teta. Ka qenë dëshmia e 39-vjeçarit ajo e cila ka zbuluar emrat e autorëve dhe motivet e krimit. Sipas hetuesve, Teta është parë në vendin e ngjarjes teksa lëvizte me një automjet tip “Skoda” në pronësi të bashkëjetueses së tij. Ai ka treguar përballë hetuesve se ditën e vrasjes ka qëndruar nën shoqërinë e tre personave, që dyshohen nga policia si autorët e krimit. Ata kanë qenë në një lokal në zonën e Freskut. Teta ka dëshmuar se pasi janë ngritur nga lokali, ka kuptuar që tre shokët e tij i ishin vënë në ndjekje një makine BMW X5. Kur ka kuptuar se ata kishin përgatitur një atentat, ka lënë makinën dhe është larguar drejt banesës së bashkëjetueses. Pak minuta më vonë ai ka mësuar për vrasjen nëpërmjet medias. Policia i ka shpallur në kërkim tre të dyshuarit, por nuk i bën publik emrat e tyre për arsye hetimore. Besohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër të viktimës me autorët, për çështjen e disa lotove sportive. Ish-polici u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 27 gushtit në orën 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”. Njëra nga makinat e autorëve u gjet e djegur në fshatin Ferras, në periferi të Tiranës.

Atentati

Grupi hetimor dhe policia kanë bërë të mundur ngritjen e një skeme se si është zhvilluar i gjithë ekzekutimi që tronditi mbrëmjen e së martës kryeqytetin. Viktima, Santiago Malko, është mbajtur nën vëzhgim nga autorët. Ai sapo kishte dalë me makinën e tij tip BMW nga një lavash në krahun tjetër të rrugës. Pikërisht në këtë moment autorët kanë nisur “aksionin” për vrasjen e Malkos. Sipas hetuesve që kanë bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë mësohet se, autorët kanë qenë të maskuar me kapuç të zi dhe kanë vepruar me dy makina. Fillimisht ka qenë një nga makinat e autorëve që i ka bllokuar rrugën, ndërsa grupi tjetër që ishte pas me një fugon, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Santiago Malkos, duke e lënë të vdekur në vend. Makina e Malkos, ndoshta nga një tentativë për të shpëtuar, është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me disa kazanë mbeturinash, ka vijuar ecjen derisa ka përfunduar në ambientet e një biznesi privat. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes duken qartë gjurmët që ka lënë automjeti i viktimës për rreth 50 metra. Pasi kanë kryer ekzekutimin, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa pak minuta më vonë është gjetur në periferi të Tiranës një automjet tip "Benz", i dyshuar si i autorëve, me dy kallashnikovë brenda. Ndërsa fugoni nga ku është qëlluar Malko nuk është gjetur ende. Dy automjetet e viktimës dhe autorëve janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ekspertët janë duke i këqyrur për të gjetur gjurmë që mund ti ndihmojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Në automjetin e djegur autorët kanë lënë edhe armën e krimit. Ndërsa viktima mësohet se nuk kishte armë me vete, por vetëm celularin i cili është sekuestruar.

Elvis MYRTA