Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet vrasja në Dukagjin, 55-vjeçari u ekzekutua nga djali i xhaxhait, arrestohet autori dhe zbardhen pistat e hetimit

Postuar: 23/10/2019 - 07:39

Policia e Shkodrës ka zbardhur pas 24 orësh vrasjen e 55-vjeçarit Lazër Arraj, e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Shosh të Dukagjinit. Kushëriri i tij 26-vjeçar është autori i dyshuar i vrasjes së 55vjeçarit, të hënën në Palaj të Dukagjinit. Uniformat blu të qytetit verior vunë në pranga Marash Arrajn, i cili është djali i xhaxhait të viktimës. Policia e Shkodrës thotë se ka arritur të zbardhë ngjarjen, motiv i së cilës dyshohet se është një konflikt mes dy familjeve, por nuk përjashtohen as pista të tjera, si ajo e prishjes së pazareve të drogës. Prej mesditës së të hënës kur u njoftua vrasja e Arrajt, forca të shumta policie dhe ato të FNSH zbarkuan me kontrolle në zona, ku bënë shoqërimin e disa të afërmve të viktimës dhe nisën marrjen e tyre në pyetje. Të dhënat kontradiktore që fillimisht i kanë dhënë policisë, thuhet nga burimet se kanë ndihmuar të shkohet deri tek identifikimi i autorit. Dy herë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, ndërsa ai po largohej nga fshati për tu kthyer në Shkodër, ku jetonte prej vitesh me familjen. Viktima kishte shkuar në Malësinë e Dukagjinit si çdo prag dimri, për të marrë prodhimet e fundit që i shërbejnë për muajt e ftohtë të vitit, por nuk arriti të kthehej i gjallë në shtëpi. Ndaj 26-vjeçarit të arrestuar rëndojnë dy akuza “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe babanë e autorit, i cili është xhaxhai i viktimës si dhe vëllanë e tij. Shoqërimi i tyre është bërë pasi ka dyshime se ata kanë pasur dijeni për krimin. Ndërkohë mësohet se i ndaluari është pikërisht personi që lajmëroi policinë, duke thënë se kishte gjetur kushëririn të vrarë në rrugë.

Hetimet

Përveç konflikteve familjare, Policia e Shkodrës është duke hetuar edhe për një pistë tjetër në lidhje me vrasjen e Arrajt nga kushëriri i tij, atë të prishjes së pazareve të drogës. Kujtojmë se pak kohë më parë, policia ka sekuestruar në fshatin Palaj rreth 1000 rrënjë kanabisi. Aktualisht policia po heton ne lidhje me zbardhjen e konfliktit që i mori jetën 55-vjeçarit. Burime jozyrtare thanë për gazetën “SOT” se viktima dhe familja e xhaxhait të tij janë përfshirë në këtë konflikt pikërisht për këtë arsye. Sipas burimeve ka dyshime se droga e sekuestruar disa kohë më parë në këtë zonë të Dukagjinit, mund të jetë mbjellë nga këta persona. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në fshatin Shosh të Dukagjinit. Mësohet se pas pistës për konflikte të mëparshme mes familjeve, tashmë po hetohet edhe ajo për çështje droge. 55-vjeçari u ekzekutua rreth orës 12:00 të mesditës të së hënës, në fshatin Shosh, Shkodër. Sipas policisë ai është qëlluar me armë zjarri. Burime nga grupi hetimor thanë se ndaj tij është qëlluar dy herë. Viktima kishte shkuar në malësinë e Dukagjinit si çdo prag dimri, për të marrë prodhimet e fundit që i shërbejnë për muajt e ftohtë të vitit, por nuk arriti të kthehej i gjallë në shtëpi, duke u ekzekutuar në mënyrë misterioze. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e rëndë, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku nisën menjëherë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e autorit, u bë i mundur arrestimi i tij. Për vrasjen e 55-vjeçarit u arrestua 26-vjeçari Marash Arraj, banues në fshatin Shosh i Ri, Shkodër, i cili është kushëriri i viktimës. Ndërkohë, gjatë orëve të paradites së djeshme policia shoqëroi dhe babanë e vëllanë e autorit, pasi dyshohet se janë autorët e krimit.

Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 23:39

Ish-deputeti i ndjerë i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi nesër bën 6 vite që është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik.

Postuar: 19/11/2019 - 22:01

Më datë 28 nëntor në orën 12:00 Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të organizojë një mar

Postuar: 19/11/2019 - 20:07

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme (20 nëntor) ku parashikohet të ketë shtrënga

Postuar: 19/11/2019 - 19:36

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arben Vrioni do të dalë ditën e nesërme para Komisioni

Postuar: 19/11/2019 - 19:30

Kryeprokurorja n ë detyrë, Marku ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e re

Postuar: 19/11/2019 - 18:46

Një 42-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar prej vitesh bashkëshorten e tij rumune, me të cil

Postuar: 19/11/2019 - 18:13

Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Milot-Fushë-Krujë, ku një makinë ka pë