Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet vrasja për një vend parkimi që tronditi Laçin, policia shpall në kërkim autorin nga Tirana

Postuar: 13/06/2019 - 08:35

Zbardhet  vrasja e 24 vjeçarit Viktor Shkorreti. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur  mbrëmjen e djeshme.
 
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. 
 
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.
 
Policia e Kurbinit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës  vijon punën  për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit
 
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 13:44

Forcat “Shqiponja” i kanë kthyer biçikletat në kohë rekord dy turistëve gjermanë, të cilat ishin vjedhur nga një 19-vjeçar.

Postuar: 17/09/2019 - 13:43

Zbardhen detaje të reja nga kapja e 11 kg heroinë në Durrës.

Postuar: 17/09/2019 - 13:24

Finalizohet operacioni policor “GREÇA“ në terren të vështirë e malor, ne saje te te c

Postuar: 17/09/2019 - 13:13

Sipas një informacioni për publikun "programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetim

Postuar: 17/09/2019 - 12:56

Markata e peshkut në Shëngjin, e para e këtij lloji që po ndërtohet në Shqipëri, është drejt përf

Postuar: 17/09/2019 - 12:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër, ku pas një sherri m

Postuar: 17/09/2019 - 11:02

Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë një afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur qof