
Postuar: 23/09/2018 - 21:24
Një aksident tragjik ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër mbrëmjen e sotme. Një automjet ka përplasur për vdekje të riun Mirjan Kaceli.
Bëhet me dije se i riu zbriti nga motori dhe iu drejtua marketit, por u përplas për vdekje nga një mjet me shpejtësi.
Nga raportimet e para thuhet se shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia e automjetit tip Benz.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/