BREAKING NEWS

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron për 48 pasuri: U bllokuan në kundërshtim me ...

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron
x

Aktualitet

Zbulohen detajet e forta/ Kush është burri i Marsidës, ‘molla e sherrit’ që tronditi Kavajën

Zbulohen detajet e forta/ Kush është burri i Marsidës,

Dëshmia e Marsida Qatjës, të resë, në shtëpinë e së cilës ndodhi sherri duke sjellë një të vrarë dhe një të plagosur ka zbardhur shumë nga detajet e ngjarjes që tronditi Kavajën.

Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë gjyqësore, Qatja është shprehur se e ka bashkëshortin në burg në Gjermani.

Bashkëshorti i Marsidës është dënuar për trafik droge në Gjermani dhe sipas dëshmisë së saj pritet të lirohet sëfundmi, gjë e cila kishte bërë që e reja të detyrohej të shkëpuste lidhjen me Dritan Hoxhollin.

Ky i fundit mbeti i vdekur brenda shtëpisë së Marsida Qatjës pasi qëlloi fillimisht me breshëri automatiku ndaj policit Bledar Toçi, i cili iu përgjigj me zjarr duke e lënë të vdekur në vend.