BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Zbulohet skandali/ Të vdekurit “firmosin” për ndërtimin e Hidrocentralit në Valbonë, ja se si u mblodhën firmat (DOKUMENT)

Zbulohet skandali/ Të vdekurit “firmosin” për

Një skandal i ri del në sipërfaqe sa i takon ndërtimit të një hidrocentrali në Parkun Kombëtar të Valbonës ku mesa duket kanë firmosur edhe të vdekurit.

Është shoqata “Toka”, ajo e cila denoncon këtë skandal zbuluar se si në firmat për të aprovuar ndërtimin e hidrocentralit, janë gjendur edhe firma të personave të vdekur.

DENONCIMI I PLOTË NGA SHOQATA TOKA:

Kush mund të dyshonte se Gener 2 flet dhe me të vdekurit.

Gener 2, edhe pa qënë e nevojshme sepse ligji nuk e kërkon (sipas vetë kompanisë), ështe treguar aq zemërgjerë saqë për të bërë konsultime me publikun mbi ndërtimin e HEC-eve, ka kontraktuar një grup të specializuar fallxhoresh me nishane dhe xixa, të certifikuara me licensen ISO sipas standarteve të BE-së, të cilat kanë filluar komunikimet me botën e përtejme për të folur me të vdekurit. Ato kanë përdorur filxhanet e kafesë dhe ditët me hënë të plotë për të hyrë në kontakt me të përtejshmen. Gener 2 ishte aq i perkushtuar sa nuk ndalej dot te konsultimet vetëm e vetëm tek të gjallet të cilët ishin të gjithë dakord, por ata shkuan edhe tek të vdekurit dhe morrën edhe mendimin e tyre. E gjithë kjo sipas standartit europian sic i ka hije kësaj kompanie kaq serioze.

Kështu, Gener 2, pasi konfirmoi me anën e dy fallxoreve të kryegjyshatës së fallxhoreve (me seli në Tiranë dhe me banim te Rogneri), firmat me të gjithë firmëtarët “jo të gjallë” në momentin e firmosjes për konsultat publike për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë vendosi si me poshtë:

Të hedhin në gjyq për shpifje shoqatën Toka dhe Catherine Bohne, duke qenë se mendon me pa të drejtë se Gener 2 nuk ka besimin e publikut nga pellazgët e këndej. Të gjithë e duan dritën s´ka diskutim, dhe te vdekurit.

Grupi i specializuar i fallxhoreve me nishane dhe xixa, thanë se të vdekurit lanë amanet dhe ndërtimin e disa hidrocentraleve te tjera (apo cdo tenderi që Gener 2 mund të fitojë) për cdo rast apo shpifje të re. Ata (të vdekurit) u betuan se me entuziasti ishte Naim Frashëri, i cili do donte jo vetëm të firmoste, por dhe të nderronte poemën e njohur me “o Ju hidrocentralet e Shqipërisë dhe ju betonet e pamatë”. Por fallxhoret e lajmëruan se ai vetë është nga Frashëri dhe atje ska patur konsultime. Ai eshtë aq i prerë sa nuk ushqehet më dhe bën poezi për tretje me qiri.

Fallxhoret janë treguar profesionale dhe në këtë drejtim provat shkencore që do të paraqesin përpara gjykatës, do të cojnë padyshim në një fitore te sigurtë të vërtetës së Gener 2, që në ndryshim nga të vertëtat e tjera është universale.

Me ankth presin fundin e gjyqit dhe nënat e motrat që me anë të fallit të kafesë shtyjnë përpara jetën, ndërtojnë fatet e tyre, tanimë të ndrydhura nga mungesa e fallxhoreve. Ato janë të shumta në radhë përpara selisë së fallxhoreve, të heshtura për shkak se janë të bindura që misioni i fallxhoreve tani është me i madh se ai i fejesave në pritje, ato dinë që fati i tenderave me konsultime këtej dhe asaj bote, është i rëndësishëm po aq sa ngjallja e Krishtit 2000 vjet me parë. Ndaj presin kokëulur gati për të kthyer faqen tjetër.

Në emër të Atit, Gener 2 dhe tenderit të shenjtë.

Amin