
E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

Zëri i Amerikës: Serbia tregon “muskujt”, Vuçiç merr pjesë në ekspozimin e raketave kineze

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Prill 2022

Serbia shfaqi të shtunën për publikun një sistem kundër-ajror të blerë së fundmi nga Kina, duke ngritur shqetësime në Perëndim dhe në mesin e disa fqinjëve të Serbisë për një garë armësh në Ballkan që mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.
Sistemi i sofistikuar i raketave tokë-ajër “HQ-22” u dërgua në Serbi muajin e kaluar nga një numër avionësh transporti “Y-20” të Forcave Ajrore Kineze. Kjo mendohet të jetë dërgesa më e madhe ajrore e armëve kineze në Evropë.
Edhe pse Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ajo është armatosur kryesisht me armë ruse dhe kineze, duke përfshirë tanke luftarake T-72, avionë luftarakë MiG-29, helikopterë luftarakë Mi-35 dhe dronë.
Në vitin 2020, zyrtarët amerikanë i bënë thirrje Beogradin të mos blejë sistemet kundër-ajrore kineze “HQ-22”. Versioni i këtij sistemi që eksportohet jashtë Kinës njihet edhe si “FK-3”. Zyrtarët amerikanë thanë se nëse Serbia dëshiron vërtet t’i bashkohet BE-së dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.
Sistemi kinez i raketave është krahasuar gjerësisht me sistemin amerikan të raketave “Patriot” dhe atë rus “S-300”, megjithëse ka një rreze më të shkurtër veprimi se raketat më të avancuara ruse “S-300”. Serbia është operatori i parë i raketave kineze në Evropë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në fund të ekspozitës së armëve, në një aeroport ushtarak afër Beogradit, se raketat kineze, si dhe pajisje të tjera ushtarake të dorëzuara së fundmi, nuk janë kërcënim për askënd dhe përfaqësojnë vetëm një mjet “frenues të fuqishëm” kundër sulmeve të mundshme ndaj vendit të tij.
“Ne nuk do të shërbejmë më si viktimë e askujt”, tha zoti Vuçiç, duke iu referuar me sa duket bombardimeve 78-ditore të NATO-s ndaj Serbisë për shtypjen e përgjakshme të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.
Serbia, e cila ishte në luftë me fqinjët e saj në vitet 1990, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008. Ajo ka ende marrëdhënie të ftohta me anëtarët e NATO-s, Kroacinë dhe Malin e Zi, si dhe me Bosnjën. Udhëheqësi i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik mori pjesë në stërvitjen ushtarake të forcave serbe të shtunën.
Presidenti Vuçiç tha se Serbia po negocion gjithashtu për blerjen e avionëve ushtarakë francezë “Dessault Rafale”, si dhe atyre britanikë “Eurofighter Typhoon”. Ai tha se vetëm “pengesat politike” mund ta ndalin blerjen e avionëve perëndimorë.
Ka shqetësime në rritje se Rusia mund ta nxisë aleatin e saj Serbinë të fillojë një konflikt të armatosur me fqinjët e saj, në përpjekje për të zhvendosur të paktën pjesërisht vëmendjen e publikut nga lufta në Ukrainë.
Ndonëse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmin e përgjakshëm rus në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose të kritikojë drejtpërdrejt mizoritë e kryera nga trupat ruse në Ukrainë./VOA
Më të lexuarat


Sekretari amerikan i mbrojtjes jep alarmin: Lufta e Putinit kërcënon më shumë se sovranitetin e Ukrainës, që nga Lufta e Dytë Botërore...

Idajet Beqiri ngre shqetësimin: Situata është e rëndë, sa vjen dhe po përkeqësohet

Legalizimi i kanabisit, mjeku Ylli Merja hedh poshtë teorinë e qeverisë: Nuk ka asnjë efekt pozitiv, është diçka e rëndomtë

“Ishin të dehur”/ Personazhi i njohur i rrjeteve sociale rrihet nga të rinjtë në Tiranë, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

Vjosa Osmani zgjidhet "Miss politikania shqiptare" nga diaspora

Me 6 llogari bankare dhe 5 prona në bregdet, shkatërrohet banda e shqiptarit, bënin namin me drogë në Itali

“Jeton këtu në Tiranë”/ Deklarata shokuese e avokatit të njohur: Flas me xhindet, më thonë më ke thyer këmbën

Aksident i rëndë, makina del nga rruga, humb jetën i riu (detajet e para)

Anëtarësimi/ Zelensky i bën thirrje Bashkimit Europian: Bëni detyrën tuaj, nuk duhet të zgjasë...
