BREAKING NEWS

Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot nga SPAK

Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot
x

Aktualitet

Zëri i Amerikës: Vazhdon vaksinimi anti-Covid për personelin mjekësor me sasitë e para të vaksinës së siguruar

Zëri i Amerikës: Vazhdon vaksinimi anti-Covid për personelin

Në Shqipëri, po vazhdon vaksinimi anti-Covid për pesonelin mjekësor të spitaleve Covid, me vaksinat e para, që janë siguruar.

Ekspertët pohojnë se kanë siguruar pajisjet ftohëse për vaksinat që ruhen në temperature deri -70 gradë Celsius, si dhe për llojet e tjera të vaksinave.

Dita e tretë e vaksinimit kundër virusit COVID-19 në Shqipëri vijoi e qetë edhe sot në mjediset e stadiumit kombëtar të futbollit Air Albania.

Mjekët vazhduan të ndjekin protokollet shëndetësore në vaksinimin standard të kolegëve të tyre, mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, të cilët po vaksinohen të parët.

Grupet mjekësore të vaksinimit shfaqin një entuziazëm të matur për nisjen e shumëpritur të këtij procesi, të cilin po e kalojnë mesatarisht 70-80 persona në ditë.

“Frigoriferët e posacëm mund të ruajnë deri 250 mijë doza në -70 °C dhe deri në 7 milionë doza në varësi të llojit të vaksinave” - thotë Erida Nelaj, menaxhere e programit të vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik.

Ndërsa zinxhiri ftohës është i siguruar për vaksinat, sfida mbetet zbatimi i kalendarit të vaksinimit sipas grupmoshave dhe rregullave të tjera. Mjekë dhe infermierë, që po vaksinohen të parët nuk i fshehin dot emocionet që kanë gjatë këtij procesi 10 minuta, I cili erdhi pas muaj sakrifica në shërbim të dhjetëra mijëra qytetarëve të infektuar nga Covid qysh nga marsi I kaluar e deri sot.

Një procedurë e ngjashme me Tiranën do të zbatohet edhe në dy pika të tjera vaksinimi, që pritet të happen një në Shkodër dhe një tjetër në Vlorë, të cilat do të mbështesin spitalet rajonale me frigoriferë, për të mos ardhur deri në Tiranë.

Qendra e stadiumit kombëtar të futbollit ka 60 pika vaksinimi me nga 2 personel secila. Secili grup ka nga një mjek që kujdeset për mbarëvajtjen e procesit. Personat që vaksinohen plotësojnë një formular para vaksinimit dhe qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve edhe 30 minuta pas injektimit të vaksinës.

Nga muaji mars e deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën mbi 1 mijë e 230 persona, janë infektuar mbi 62 mijë të tjerë, afro gjysma e të cilëve konsiderohen të shëruar, ndërsa testime totale janë kryer afro 285 mijë raste./VOA