BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri/ Bujar Leskaj, në zyrën e Presidentit Meta për t'i dorëzuar detyrën: Vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së

Zgjedhja e kreut të ri/ Bujar Leskaj, në zyrën e Presidentit Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim me ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti Meta e falenderoi  Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Leskaj e falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.