
Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Dhjetor 2022

Avokati Sokol Hazizaj në një emision televiziv, ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, dhe deklarata e bëra nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Hazizaj tha se ndërhyrja e ndërkombëtareve vjen pasi ata kërkojnë të mbrojnë institucionin që ata vetë kanë financuar dhe ndërtuar.
Ndërkohë Hazizaj theksoi se SPAK ka devijuar nga objektivi për të cilin është krijuar.
Sipas tij SPAK deri më sot është marrë me “peshqit e vegjël” dhe jo me zyrtarët e lartë.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Zoti Hazizaj deri në datë 19 dhjetor është afati ku mbaron mandati i kreut të SPAK. Ju duket një proces i rregullt, çfarë do të thotë për ju mesazhi i herë pas hershëm
Hazizaj: Ne duhet të jemi të sinqertë me veten dhe me të tjerët që SPAK rregulluar me ligj për shkak të reformës të vitit 2016-të, prokuroria dhe gjykata është investim filo-amerikan, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me detyrën themelore referuar korrupsionit, që për momentin është në nivele të larta. Në këto kushte duke qenë një investim i tyre, ka tërhequr vëmendjen e tyre për seriozitetin e këtyre institucioneve. Dhënia rëndësi e drejtuesit të SPAK nuk ka asgjë më tepër dhe asgjë më pak por i tregon shoqërisë shqiptare se ky është investimi jonë dhe do e mbrojmë atë. Kjo është njëra pamje që institucionet ndërkombëtare po tregojnë ta bëjnë institucion këtë organ. Por mënyra se si është zgjedhur ky institucion, duke patur rezerva në drejtim të tij në kuptim të së drejtës, pasi nuk japin të drejtë, por kjo varet nga objektivi i institucioneve ndërkombëtare të cilët kanë objektivat e tyre në raport me Shqipërinë. Ata i japin vëmendjen e duhur krijimit të një organi që deri tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm, duke devijuar drejtim.
Xhokaxhi: Në ç’kuptim?
Hazizaj: Nuk është marrë me atë për të cilët është krijuar. Ky organ në objektin e tij duhet të kishte funksionarët e lartë publikë. Ky organ është marrë me peshqit e vegjël që nuk kanë as fuqi administrative dhe as potencë për të formatuar aktet ligjore.
Xhokaxhi: I referoheni rastit të inceneratorëve?
Hazizaj: Të gjitha rasteve. Nuk e di sa i korruptuar është procesi i inceneratorëve. Di që gama e subjekteve që janë ndaluar, shoqëruar,. Arrestuar, e gjykuar pranë kësaj Gjykata nuk janë gama e subjekteve që janë përgjegjës, por as numri i subjekteve që kanë fuqi politike. Ndaj konstatoj një konflikt mes vëmendjes që kanë institucionet ndërkombëtare.
Më të lexuarat


Probleme para zgjedhjeve? E pranon vetë kreu i KQZ-së: Paguajmë mirë, por s’gjejmë dot punëtorë

“Big Brotheri” i krimit edhe në Bilisht/ Sekuestrohen kamera pranë banesave të personave të skeduar për lëndë narkotike (Emrat)

Mjeku i njohur ngre alarmin: 25% e mjekëve shqiptarë janë në Gjermani

Zbardhen detaje nga aksioni i FNSH në Lezhë, zbulohet pse u kontrollua banesa e familjes Gjinaj, dyshimet e forta

Pse mashtruesit “Forex” zgjedhin Shqipërinë? Eksperti i ekonomisë tregon dy arsyet e forta

"Punojnë 3 ditë dhe largohen"/ Shqipëria po "vuan", nuk ka kamerierë, sipërmarrësit bien "në hall"

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta biologu i njohur shqiptar (Emri+Foto)

EMRI/ Akuzohet për shpërdorim detyre, gjykata merr vendimin drastik për punonjësin e Policisë

E rëndë/ Një banor u hodh nga kati i 5-të i pallatit, dalin detajet tronditëse
