BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Artan Hoxha zbërthen skenarin e Ilir Metës: Ka këtë interes. Unë po shikoj përgatitje të...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Artan Hoxha zbërthen skenarin e Ilir Metës:

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka deklaruar se mesazhet e presidentit Meta nuk përputhen me situatën në terren. Sipas tij, politika është më e interesuar të krijojë idenë e tensioneve, pasi do ta përdorë këtë për alibi në rast humbjeje.

“Politika ka pasur interes ta agravojë situatën. Presidenti jep mesazhe të ashpra që nuk përputhen me situatën në terren. Nuk shoh tendencë për konflikt. Politikanët e duan këtë gjë për barrikadim. Unë po shikoj përgatitje të alibisë së humbjes nga të dy palët. Unë nuk shikoj të ketë akte kriminale që do të ndikojnë te votuesit, por pas kuintave, bota e krimit nuk ka si të mos jetë e interesuar për fatin e zgjedhjeve”, shprehet Hoxha në emisionin “Arnautistan”.