BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Policia e Shtetit merr masa, cakton në terren 7500 efektive, ja detajet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Policia e Shtetit merr masa, cakton në terren 7500

Bëhet me dije se më shumë se 7500 efektivë të policisë së shtetit do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të dielën e 25 prillit.

Të gjithë efektivët që do të jenë pranë qendrave të votimit do të ndjekin me përpikmëri udhëzimet që kanë marrë gjatë trajnimit të zhvilluar më parë, nga ekspertë ndërkombëtare të monitorimit të proceseve zgjedhore.

Gjithashtu uniformat blu kanë hartuar edhe një plan masash, për të ndërhyrë në çdo situatë që mund të cenojë procesin zgjedhor, por një gjë e tillë mund mund të bëhet vetëm kur kërkohet nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve ose i qendrave të votimit.

Po kështu, bashkëpunim do të ketë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për të marrë në ruajte objektet e rëndësisë së veçantë.