BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Aktualitet

Zgjedhjet e nëntorit fusin SHBA në luftë të përgjakshme, Trump në kudhrën e koalicionit të koronavirusit dhe anarkistëve  

Zgjedhjet e nëntorit fusin SHBA në luftë të

SHBA ka kaluar natën e katërt  të  trazirave në Minneapolis, Minesota, pas vdekjes së George Floyd,  afrikano-amerikanit që u arrestua nga oficerët e policisë për një kontroll në mbrëmjen e 25 majit, kanë plasur edhe komentet politike dhe  që lidhet me zgjedhjet e nëntorit në SHBA. Në një deklaratë të ashpër për situatën aktuale ka qenë vetë Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr, i cili vë gishtin me akuza konkrete për atë që po ndodh në SHBA.  "Në shumë vende, dhuna duket se është e planifikuar, e organizuar dhe e udhëhequr nga grupe ekstremiste anarkiste të majta që përdorin anti-taktika".

Ndërkohë që vetë presidenti Trump ka paralajmëruar se do të konsiderojë ANTIFA si një organizatë terroriste, për dhunën e ditëve të fundit në SHBA.

Zgjedhjet e ardhshme në SHBA, duket se kanw ndezur ambiciet e një grupi antiTrump që kërkon të ndryshojë rrjedhën e votës në drejtim tjetër dhe mundësia e vetme për të mundur Trump është votimi me postë. Sipas informacioneve  të shërbimeve në SHBA, mësohet se grupe anarkiste me prapavija të forta politike kërkojnë të mbjellin kaos në SHBA, meqenëse koronavirusi pësoi fiasko dhe pas daljes nga izolimi, anarkia është rruga e vetme për të çuar amerikanët të votojnë me postë, duke krijuar zona të pamundura për tu menaxhuar.

Virusi po vritet, lufta civile është alternativa tjetër për të sjellë president të ri.  

Në këtë luftë janë angazhuar të gjithë. Twiter, Facebook dhe shumë rrjete sociale. Mos harroni se kjo ndodh, ndërsa Trump është angazhuar në një betejë lirie mendimi kundër Twitter - dhe në mënyrë implicite kundër gjigandëve të Ueb-it që menaxhojnë mediat sociale. Një nga tweet-et e tij - ku tha se sipas mendimit të tij vota me postë shtrembëronte zgjedhjet - u censurua nga menaxhuesit e këtyre rrjeteve.

Një mendim falas, i censuruar! Në emër të Amandamentit të Parë, Trump ka hequr imunitetin kriminal dhe civil nga media sociale për përmbajtjen që shfaqet atje. Për sa kohë që rrjetet sociale mbeten një tabelë e thjeshtë buletini dixhital, ata nuk janë përgjegjës për opinionet që njerëzit shprehin. Në momentin që shprehin preferencë politike dhe ideologjike mbi opinionet duke censuruar opinionet apo qëndrimet e njerëzve, atëherë ata bëhen "redaktorë" dhe drejtorë të përgjegjshëm, të cilët i përgjigjen përmbajtjes. Në mënyrë më thelbësore, Trump shprehet me dekretin e tij ekzekutiv se "gjykatat" që përpiqen të gjykojnë dhe dënojnë mendimet e të tjerëve, kanë të drejtë të dënojnë edhe menaxherët e rrjeteve sociale të cilët janë shndërruar në editorë dhe redaktorë të opinionit të lirë.

Në këto kushte situata amerikane bëhet më shumë e komplikuar se kurrë. Vendet europiane janë bërë palë kundër tij dhe kanë dalë hapur kundër bllokimit të OBSH, apo dhe me nxjerrjen nga qarkullimi të clorokinës si medicinë e lancuar nga presidenti amerikan. Duket qartë se presidenti amerikan ka prishur kosheren e grerëzave, të cilat kanë lëshuar të gjithë thumbat helmues në drejtim të simbolit të lirisë dhe demokracisë, SHBA. SHBA ndodhet përballë një sfide të llahtarshme. Në një krah është grupimi që rënoi botën me pandeminë fantazëm, ku janë bërë palë të gjithë manjatët farmacutikë, teknologjikë, mediatikë dhe politikë dhe në krahun tjetër ndodhet presidenti amerikan me konservatorët. Lufta sapo ka filluar dhe SHBA është kthyer në shesh beteje të interesave.  

 

 

Më të lexuarat