BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare 2021, ISP publikon raportin: PS ende nuk ka reflektim ndaj ndonjë zyrtari të lartë të përfshirë në listën e zezë të DASH (APELI i fortë)

Zgjedhjet parlamentare 2021, ISP publikon raportin: PS ende nuk ka reflektim

Me anë të një raporti zyrtar ISP iu bën thirrje të gjithë partive politike që të respektojnë standardet e ligjit 138/2015 dhe ato të sanksionuara në rregullat etike brenda partive.

Ndër të tjera ISP ka përshëndetur vendimin e e PS-së për të miratuar rregulla të reja etike, zgjedhore dhe promovimi të karrierës, si dhe distancimin e saj publik nga disa ish zyrtarë të penalizuar për shkak të procesit të dekriminalizimit.

Sakaq, Instituti i Studimeve Politike apelon PS-në të bëjë publike në faqen zyrtare të saj Kodin e Etikës, CV e anëtarëve të kryesisë, të sekretariatit, të kryetarëve të degëve, si dhe të gjithë kandidatëve për deputetë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron proceset zgjedhore në partitë kryesore politike, si dhe kandidatët për zgjedhjet parlamentare 2021. ISP pret që partitë të respektojnë standardet e ligjit 138/2015 dhe ato të sanksionuara në rregullat etike brenda partive. Shqipëria meriton politikanë dhe zyrtarë të pastër, të pa korruptuar dhe me integritet të lartë.

ISP përshëndet vendimin e PS-së për të miratuar rregulla të reja etike, zgjedhore dhe promovimi të karrierës, si dhe distancimin e saj publik nga disa ish zyrtarë të penalizuar për shkak të procesit të dekriminalizimit.

Nga ana tjetër, ISP me shqetësim konstaton se PS ende nuk ka reflektim ndaj ndonjë zyrtari të lartë të përfshirë në listën e zezë të DASH. Akte të tilla mund në vënë në dyshim vullnetin politik për dekriminalizimin dhe mund të japin mesazhe të gabuara për zgjedhjet 2021.

ISP apelon PS-në të bëjë publike në faqen zyrtare të saj Kodin e Etikës, CV e anëtarëve të kryesisë, të sekretariatit, të kryetarëve të degëve, si dhe të gjithë kandidatëve për deputetë. Çdo individ që synon poste të larta politike dhe zyrtare duhet të demonstrojë integritet të lartë, transparencë dhe përgjegjësi publike. Ne besojmë se transparenca është përgjigjia e duhur drejt këtyre standardeve.