Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Zgjerohet rrethi i të përfshirëve në vrasjen e Hekuran Billës, shpallet në kërkim një tjetër bashkëpunëtor i Viktor Markut, zbulohet roli i tij në krim
Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Korrik 2020
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim personin e fundit, të dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimit. Ky përson nga Shkodra dyshohet të jetë ai që ka siguruar makinën e përdorur nga autorët pasi dogjën mjetin Mercedes Benz, të përdorur në ngjarje. Deri në këtë fazë hetimi, ky person është i fundit i shpallur në kërkim.
Si të akuzuar për vrasjen e Billës, në qeli ndodhen Viktor Marku, që sipas prokurorisë është personi që e ka qëlluar. Ai është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli në vitin 2006 nga Hekuran Billa. Me masë arrest në burg ndodhet edhe Sebastian mali, nipi i Viktor Markut, si dhe Adiola Lakra, vajza që dyshohet të ketë nxjerrë Billën në pritë.
Dy ditë më parë, policia vuri në pranga edhe 33 vjeçarin nga Shkodra, Gjekson Pusi. Për grupin hetimor, ai dyshohet të ketë qenë shoferi në mjetin Mercedes Benz të përdorur në vrasje, ashtu edhe në mjetin tjetër me të cilin autorët janë larguar nga Peza e Vogël. Për prokurorinë, shkak i vrasjes së Hekuran Billës është gjakmarrja.