BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Aktualitet

Zgjidhet presidenti i ri i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj: Do ruajmë depolitizimin nga veprimtaritë politike e partiake

Zgjidhet presidenti i ri i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj: Do
Është prezantuar sot në zyrat e Urdhrit të Mjekëve, presidenti i ri, Fatmir Brahimaj, i cili do të zëvendësojë Dine Abazin, ky i fundit ka drejtuar për 2 mandate Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë.
 
Prezantimi u bë nga Abazi, i cili tha ndër të tjera se kandidatura e mjekut pediatër Fatmir Brahimaj u zgjodh nga Këshilli i ri Kombëtar I Urdhrit të Mjekëve, i dalë nga zgjedhjet e 17 prillit, pas procesit zgjedhor që u zhvillua në muajt shkurt-mars, në degët rajonale të  Urdhrit  të Mjekëve.
 
“Doktor Bajramaj ka kryer detyrën e shefit të shërbimit të pediatrisë në spitalin e Vlorës dhe njëkohësisht ka drejtuar degën rajonale të Urdhrit të Mjekut në këtë qytet.
Ai është një figurë me integritet të lartë dhe një kandidaturë që u zgjodh me vota unanime nga Këshilli Kombëtar”, tha Abazi. 
 
Ndërsa presidenti i ri i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj tha në fjalën e tij se sfida në detyrën e re është vazhdimësia e reformës së edukimit në vazhdim,  përpjekjet për zbutjen e krizës së besimit mes profesionistëve të shëndetit dhe pacientit si dhe mbajtja larg nga aktivitetet partiake dhe politike të Urdhrit të Mjekut.
 
Fjala e Fatmir Brahimaj
 
“Unë e pranova propozimin e disa kolegëve të strukturave të ndryshme e më pas asamblesë për të vazhduar këtë rrugëtim në krye të urdhrit të mjekëve, duke pasur parasysh se jam ndër të parët që në krijimin e tij dhe kam ndjekur arritjet, ndryshimet, përparimet, mangësitë, dështimet, po ashtu kam kontribuar në vendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare mes urdhrit të mjekëve dhe instrumentave të tjerë me të cilët bashkëpunojmë, për të qenë më pranë homologëve ndërkombëtarë.
 
Duke shpresuar se prurjet e reja me energjitë, vitalitetin dhe partneritetin me institucionet shëndetësore, ministrinë  e shëndetësisë, me universitetet mjekësore, rektoratet dhe shoqatat shëndetësore, shpresoj se falë bashkëpunimit e koordinimit si partner urdhri i mjekut do të kryejë misionin dhe funksionin e tij për të dhënë ndihmesën në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
 
Në punën tonë nuk ka qenë gjithçka vaj, ç'ka është arritur ka qenë sajë një pune të vazhdueshme, sistematike. Kur flasim për dështime e kam fjalën për mosarritjen e lehtë të gjërave po ashtu ka problem si kriza e besimit, që urdhri i mjekut me gjithë kontributin e tij duke mos qenë i vetmi që do ta zbusë apo zgjidhë atë.
 
Psh edukimi në vazhdim, Urdhri i mjekut është propozuesi, nismëtari i kësaj reforme, dhe ka insistuar për edukimin në vazhdim si faktor të rëndësishëm që ndikon në performancën e mjekëve. Këtu rezultatet nuk janë në nivel të kënaqshëm dhe duhet punuar më shumë për të analizuar këtë gjendje dhe gjetur rrugët e përmirësimit. Ka rëndësi dhe fakti që urdhri i mjekut ka konsoliduar hapësirën e tij, vendin e tij midis aktorëve dhe faktorëve që veprojnë në sistemin shëndetësor.
 
Urdhri i mjekut do ta ruajë këtë duke ruajtur gjithnjë individualitetin, pavarësinë, karakterin e tij si mekanizëm profesional, i depolitizuar larg veprimtarive politike e partiake dhe duke ndenjur gjithnjë një organizëm rregullues i profesionit mjekësor".