BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Aktualitet

Zhbllokimi i fluturimeve në Rinas, zbardhen detajet deri kur do të qëndrojnë kontrollorët turq në vendin tonë

Zhbllokimi i fluturimeve në Rinas, zbardhen detajet deri kur do të

Kontrollorë të ardhur nga Turqia pritet të zënë vendin e kolegëve shqiptarë, të cilën braktisën punën në “Albcontrol”, duke bllokuar që prej ditës së djeshme fluturimet në Aeroportin e Rinasit.

Mësohet se autoritetet shqiptare kanë bërë kërkesë për kontrollorë ajrorë nga vende të tjera, ku këtë pasdite ka ardhur përgjigjja pozitive nga Turqia.

Ankaraja ka sjellë në vendin tonë kontrollorët e saj që pritet të menaxhojnë hapësirën ajrore shqiptare deri në zgjidhjen e problematikës.Mësohet se ata kanë ardhur në Shqipëri në rrugë tokësore, përmes një vendi fqinj. Pas zgjidhjes së situatës, pritet që kontrollorët e ardhur turq të largohen nga Shqipëria.

Sjellim në vëmendje që sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije rinisjen e fluturimeve esenciale, ndërsa paralajmëroi se nesër do të rikthehen ato komerciale.

Ministrja u shpreh se sot do të kryhen vetëm fluturimet emergjente që lidhen me çështje humanitare, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.

Më të lexuarat