Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zhduken mistershëm 9 shtetas të huaj në Durrës

Postuar: 12/03/2018 - 14:52

Nëntë shtetas të huaj nga Nepali janë bërë protagonistë të një ngjarjeje të paprecedentë në Durrës. Të ardhur në shtetin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit, me qëllim për t’u punësuar si marinarë në një anije në Durrës, ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, por duke lënë pas bagazhet dhe dokumentacionet e tyre.Sipas informacioneve policore, mësohet se ata kanë mbërritur të premten më datë 9 mars në Rinas, e më pas janë akomoduar në një hotel në Durrës. Por një ditë më pas, më 10 mars, ata janë larguar nga hoteli duke braktisur bagazhet dhe nuk janë kthyer më. Burimet policore thanë për “DurrësLajm” se gjatë hetimeve të deritanishme nuk kanë vërejtur ndonjë gjë të jashtëligjshme apo të dyshimtë rreth nepalezëve. Ndërkohë largimi i tyre i papritur mbetet ende i veshur me mister.Seksioni për trafikun e paligjshëm vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2018 - 23:59

Një i ri, është prangosur nga Polica e Librazhdit. Mësohet se shkaku i prangosjes së tij në flagrancë është kryerja e marrëdhënieve seksuale me një minorene.Sipas Policisë Vendore, arrestimi i A.

Postuar: 20/08/2018 - 22:19

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mban

Postuar: 20/08/2018 - 22:18

Rreth 600 te rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria po marrin pjesë

Postuar: 20/08/2018 - 21:25

E gjithë Lezha është pa drita.

Postuar: 20/08/2018 - 21:06

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjecar me incialet O.K pasi duke udhëtuar

Postuar: 20/08/2018 - 20:45

Një aksident i rëndë i mori jetën një 33-vjeçari nga Saranda, i identifikuar si Ervis Taka, dit

Postuar: 20/08/2018 - 20:34

 Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndër