Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën në Angli, Policia ngre alarmin

Postuar: 16/05/2019 - 10:20

Një nënë shqiptare dhe vajza e saj vetëm 2 vjeçe, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas “BBC”, Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill.

Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Burime pranë policisë janë shprehur “të shqetësuar” për sigurinë e nënës dhe vajzës.

Oficeri Neil Thomas deklaroi se “zonja Myzeqari është zhvendosur  para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”. Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoritet shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj dyvjeçare rezultojnë të zhdukura nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri. Policia u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që kanë informacion rreth tyre të kontaktojnë numrin 101

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 12:50

Një aksident i rënda ka ndodhur në Qafë Thanë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Postuar: 25/08/2019 - 12:37

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Theth, pasi ka qëlluar në ajër me armë.

Postuar: 25/08/2019 - 12:01

Edhe përgjatë javës në doganën e Kapshticës dhe të Qafë - Thanës ka pasur një fluks të lartë hyrj

Postuar: 25/08/2019 - 11:40

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për 3 të arrestuarit për

Postuar: 25/08/2019 - 11:25

Mësohet se shkak për shpërthimin që ndodhi mbrëmë në Shënkoll në një pikë karburanti në autostrad

Postuar: 25/08/2019 - 11:11

Digjet rrjeti i furnizimit me energji në fshatin ShënPjetër.

Postuar: 25/08/2019 - 11:02

Një shprehje thotë “Gusht e gunë”, por këtë herë nuk është rasti.