BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Aktualitet

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare/ Zbardhen dëshmitë e forta të qytetarëve që e panë në Athinë: Lajmëruam ambulancën, por…

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare/ Zbardhen dëshmitë e forta

Pas zhdukjes së 19 vjeçares shqiptare Artemis Vasili, të premten e kësaj javë në Greqi, kanë dalë në dritë të tjera detaje.

Mediat greke shkruajnë se Life Line dhe konkretisht shërbimit Silver Alert nga kërkimi që ka bërë kanë siguruar katër dëshmitarë, që pretendojnë se ata e panë vajzën e re duke ecur në rrugët kryesore të Athinës në një gjendje të keqe psikologjike.

Konkretisht të shtunën në mëngjes, një grua thotë se e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë vetëm në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës së re dhe u përpoq ta ndihmonte ndërsa Artemis u largua.

Një tjetër dëshmitar deklaron se të hënën në mëngjes, duke zbritur në stacionin e autobusit “Universiteti”, ai pa 19-vjeçaren, e cila ishte e trembur dhe duke ecur me nxitim.

Gjithashtu një informacion tjetër që vjen nga personeli i EKAB. Ata u thirrën për të marrë një vajzë 20-vjeçare në zonën e Monastiraki, së cilës i kishte rënë të fikët në rrugë.

Më pas u njoftua ambulanca, por vajza deklaroi se ishte mirë dhe nuk shkoi me ta. Të gjitha këto dëshmi i kaluan Departamentit të Sigurisë Koropi, i cili po heton çështjen dhe po bëhen hetime për lidhjen e tyre.

“Kthehu tek ne” thotë familja

The Life Line dhe konkretisht shërbimi Silver Alert përmes protothema.gr i bën thirrje gruas e cila të shtunën në mëngjes e pa Artemisën në gjendje të keqe psikologjike dhe bisedoi me të për ta ndihmuar, të kontaktojë shërbimin sepse dëshmia e saj do të ndihmojë në gjetjen e vajzës.

Familja ka frikë se mundësia për gjetjen e vajzës së tyre ulet pasi është dita e pestë që vajza e re është larg shtëpisë pa dhënë shenja jete.

Më të lexuarat