BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

Zhdukja e 40-vjeçarit në Vlorë/ Artan Hoxha nxjerr detajet e reja: Ja çfarë tha personi i fundit që ishte me të në makinë

Zhdukja e 40-vjeçarit në Vlorë/ Artan Hoxha nxjerr detajet e

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se 40-vjeçari Ermal Ngucaj i zhdukur pak ditë më parë në Vlorë mund të jetë ekzekutuar për shkak të konflikteve për kanabisin.

Ai tha se 40-vjeçari ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit ndërsa ka treguar edhe personin me të cilin ka qenë pak orë para se të zhdukej. Artan Hoxha u shpreh se ky nuk është rasti i vetëm pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Malësinë e Madhe për kanabisin, duke e lidhur këtë me faktin se tashmë është momenti i korrjes së lëndës narkotike, kur kultivuesit i ruajnë parcelat me armë.

“Herën e fundit që kam qenë këtu kam denoncuar rastet e zhdukjes së personave në Burrel. Klevis Lleshi është rrëmbyer në mes të qytetit të Burelit. Është rrëmbyer edhe kushëriri i parë i tij Artan Lleshit. Janë vrarë edhe dy kushërinj. Si mund të zhduket njeri në ditën për diellin, në Vlorë zhdukja e fundit është ajo e Elvis Troqit. Unë kam frikë që edhe atë që kanë rrëmbyer janë zhdukur për vete.

Ermal Ngucaj, ka qenë duke udhëtuar me makinë me një bashkëfashatarin e vet, Jani. Më vjen keq se ka kaluar ajo koha e 48 orëve kur mund të kthehesh. Diku rreth orës 22:00 ka folur me motrën e vet me kamer. Ndërsa fliste me të motrën, ka qenë me Janin. Bashkëshortes i ka thënë në telefon se ngatërroi rrugën. Këto prisnin që të nesërmen të shkonte në Vlorë dhe të merrte prindërit. Gjatë telefonatës që ka bërë pas motrës me bashkëshorten, telefoni fiket. Prindërit vijnë nga Vlora, shkojnë e gjejnë makinën të mbyllur me rrobat e tij brenda.

Personi në fjalë, Jani thotë që ka qenë me të por shprehet se e ka çuar deri te shtëpia dhe është larguar. Nga hulumtimet që kam unë në terren më rezulton se personi në fjalë është i përfshirë në kultivim kanabisi.  Kjo është një problematikë e madhe sepse do të shkaktojnë pasoja. Në këtë periudhë janë të detyruar ta ruajnë natën kanabisin. Parcela në fazën e korrjes ruhet me armë sepse ta grabisin. Kjo ka ndodhur në lumin e Vlorës që në vitin 2000. Rasti konkret ka dyshime të forta që ka të bëjë sërish me kultivimin e kanabisit. Ndaj kërkoni me ndonjë parcelë aty afër”, tha Artan Hoxha.