Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zhdukja e avokatit Bashkim Muço, prokuroria italiane kërkesë autoriteteve shqiptare për bashkëpunim

Postuar: 07/12/2017 - 21:16

Për të zbardhur misterin e zhdukjes së avokatit shqiptar, Bashkim Muço. 54-vjeçari është zhdukur që prej 2 nëntorit, dhe deri më tani nuk ka asgjë gjurmë të tij, Prokuroria në Macerata të Italisë ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare. Bileta e tij ishte “shënjuar” për të kryer udhëtimin nga Porti i Durrësit drejt Italisë, ku jetonte familja e tij, por askush nga personeli, apo pasagjerët e tjerë të atij udhëtimi, nuk pranon ta ketë parë në traget.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria në Macerata ka hapur një dosje për ngjarjen, duke e cilësuar si vrasje, në mënyrë që t’i japë një shtysë më të fortë hetimit, dhe për të zbardhur rastin.

Sipas mediave italiane, për këtë çështje, kjo prokurori u ka dërguar një kërkesë porosi autoriteteve të Durrësit në mënyrë që të bashkëpunohet për zbardhjen e ngjarjes.

I dyshimtë është fakti se bileta e udhëtimit të avokatit shqiptar është e shënjuar në Port, po kështu policia ka gjetur disa sende personale të avokatit në traget, por vetë 54-vjecarin nuk e ka parë askush.

54-vjeçari Besnik Muço do udhëtonte drejt Maceratas ku së bashku më familjen ishin zhvendosur për të jetuar që në fillim të viteve ’90.

Por atij i është dashur të kthehet në Shqipëri katër vite më parë, pasi humbi punën si operator në Itali, për shkak të krizës ekonomike. Ndërkaq familja e tij vazhdonte të jetonte në Itali, ndërsa ai shkonte për t’i takuar disa herë në muaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 11:09

Analisti Ilir Demalia  ka reaguar në lidhje me protestën  e studentëve dhe u ka  bën thirrje dhjetoristëve të ’90-ës të qëndrojnë larg protestës studentore, e cila tashmë ka hyrë në ditën e saj të

Postuar: 14/12/2018 - 11:01

Studentët vazhdojnë të protestojnë, edhe ditën e sotme kanë marshuar drejt sheshit, por protestës

Postuar: 14/12/2018 - 10:55

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke shpërndarë drogëra të forta.

Postuar: 14/12/2018 - 10:54

Të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vendin tonë kanë dalë në një deklaratë të përbas

Postuar: 14/12/2018 - 10:32

150 nxënës të shkollës së mesme në Pistull, në Hajmel të Shkodrës prej protestojnë prej dy ditësh

Postuar: 14/12/2018 - 10:24

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë, për "plagosje të rëndë me dashje” dhe &l