BREAKING NEWS

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19,
x

Aktualitet

Zhdukja e biznesmenit italian, zbardhen mesazhet e tij para ndërprerjes së kontakteve, shtohet më tej misteri

Zhdukja e biznesmenit italian, zbardhen mesazhet e tij para ndërprerjes

Misteri i zhdukjes në Shqipëri, që prej datës 6 janar i biznesmenit italian me iniciale D.P., vijon të shtohet pasi në telefonin e tij janë zbardhur së fundmi disa mesazhe, përpara ndërprerjes së kontakteve. Kështu nga kontrolli i celularit është konstatuar se 49-vjeçari mësohet të ketë folur me një prej shokëve, përpara ngjarjes ku shprehej se do kthehej më 10 janar në Itali dhe se kishte hapur një dyqan në një qendër tregtare në vendin tonë. Gjithashtu edhe nga dëshmitë që kanë dhënë miqtë e 49-vjeçarit në Itali, rezulton se telefoni i tij ishte aktiv edhe dy ditë pas zhdukjes. Konkretisht në datën 7 janar ai mësohet të jetë telefonuar nga punonjësit e tij, të cilët janë shprehur se binte zilja, por askush nuk përgjigjej. Ndërkohë theksojmë se, zhdukja dhe eshtrat e gjetura në makinën e italianit D. P., vijojnë të hetohen nga autoritetet shqiptare, ndërsa edhe policia italiane ka konfirmuar se do të mbërrijë javën e ardhshme në vendin tonë me disa ekspertë. Gjithashtu, autoritetet italiane do të ndihmojnë për të identifikuar nëse kockat e gjetura brenda makinë së djegur më 6 janar i përkasin personit në fjalë. Paraprakisht, dyshohet se djegia e automjetit mund të ketë qenë aksidentale, por nga ana tjetër po bëhen verifikime nëse personi në fjalë, ka pasur lidhje me persona të tjerë apo grupe të caktuara kriminale në Shqipëri. Këto dyshime ngrihen me faktin se, më 19 gusht 2020, 49-vjeçari rezulton të ketë regjistruar një aktivitet të tijin tregtar në Vlorë duke përdorur si adresë apartamentin në lagjen “Pavarësia” në një pallat në katin e 6-të. Dyshohet se, biznesi i tij ka qenë dhe arsyeja e vizitës së tij të fundit në Shqipëri. Po ashtu një tjetër dyshim, përveç atij që ngjarja mund të ketë qenë aksidentale, është misteri sesi 49-vjeçari ka përfunduar në një zonë të thellë në Reps të Gjegjanit në Pukë, krejt i vetëm. Ndërkohë një tjetër detaj i zbuluar nga grupet hetimore është se, brenda makinës së djegur janë gjetur gjithashtu edhe detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes të cilin 49-vjeçari e kishte në Itali dhe mendohet se e hapte edhe në Shqipëri. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb apo shenja dhune. Deri tani policia shqiptare nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Itinerari i udhëtimit dhe ndalesa e fundit në Shqipëri
Ndërkohë disa ditë më parë është zbardhur edhe itinerari i destinacioneve ku biznesmeni dyshohet të ketë lëvizur para se të ndodhte ngjarja, e cila u konstatua me destinacion përfundimtar në zonën e Reps të Gjegjanit në Pukë, ku është gjetur mjeti i djegur. Kështu referuar kontrollit të “GPS” së makinës nga grupet hetimore, ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur fillimisht nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy netë në Hotel Turizmi. Më pas është marrë në pyetje personeli i hotelit, ku sipas informacioneve të marra mësohet se, ai kishte prenotuar edhe për një natë të tretë. Pra ai mësohet të ketë qëndruar në hotel edhe gjatë ditës 5 janar, ndërkohë që në datën 6 janar nuk është paraqitur. Kujtojmë se, personi i parë që paraqiti denoncim për zhdukjen e tij ishte ish-gruaja e cila deklaroi se 49-vjeçari kontaktonte çdo natë me të për ta pyetur për fëmijët. Ndërsa, hetimi për zhdukjen e tij është tashmë në duart e Interpolit.

Më të lexuarat