
20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë/ “Hetimet u dëmtuan nga…”, gazetarja e njohur zbardh detaje të reja: Ja molla e sherrit për grupet kriminale

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Maj 2023

Në studion e emisionit “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala, u diskutua zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë. Pra, për Leonard Thodhori, i njohur me pseudonimin ‘Koçole’ dhe Fatmir Sulovarit që më herët mbante mbiemrin e familjes, Krasniqi.
Gazetarja Glidona Daci e lidhi ngjarjen me çështjen e pronësisë për zonën bregdetare, ku tha se është shndërruar në mollë sherri nga grupet kriminale. Sakaq tha se zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit nuk ishte një rrëmbim i mirëfilltë.
“Nuk ka pasur një rrëmbim të mirëfilltë, por hetuesit janë të bindur se sipas tyre, ka pasur njohje dhe jo frikë që të jenë marrë me dhunë. Normalisht që kamerat e sigurisë do i kishin ndihmuar hetuesit nëse do kishte pamje më të qarta. Deri tani kemi mbetur në këtë kuadër. Rezultatet që mund të çojë në zbardhjen janë dëshmitë e dëshmitarëve okularë. Familjarët kanë denoncuar me vonesë.
Dyshimi të çon te Koçole për shkak se kishte në pronësi një tokë që do e shiste. Ka pasur një konflikte për çështjen e parave. Por, ende nuk është përcaktuar qartë. Saranda dhe zona bregdetare, kohët e fundit është shndërruar në një mollë sherri nga grupet kriminale”, u shpreh Daci.
Ndërsa gazetari Fatjon Gjinaj, tha se diferenca 3-4 ditore të denoncimeve nga familjarët kanë dëmtuar procesin e hetimeve.
“Diferenca 3-4 ditore e denoncimit ka dëmtuar hetimin e rastit. Dhe për sa i përket kohës në dispozicion, janë 72 orë nga kallëzimi parë dhe rreth 90 orë nga humbja e kontaktit të fundit. Ka pasur ndikim dhe rol sidomos për sa i përket dinamikës.
Kruja është e njohur si vendi i tritolit, qarku i Vlorës shquhet për persona të zhdukur. Saranda, deri pak kohë më parë ishte një qytet i qetë ku raportohej në media për ankorimin e anijeve turistike. Prej disa kohësh gjërat kanë ndryshuar. Kemi pasur shumë pak raste të krimit në Vlorë që janë zhvendosur në Tiranë. E kundërta po ndodh me Sarandën. Kemi rastin vrasjes së Edmond Papës si hakmarrje, ngjarja e parë në këtë zonë, ku prodhon herë pas here ngjarje. Qytete të vogla si Saranda, që nëse ndodh një ngjarje kriminale është e pamundur që të mos ketë lidhje me njëra-tjetrën, sepse është një vend i vogël.
Një objekt disa kohës është shembur me 30 kg dinamit, një tjetër rast ku u arrestua një person, por nuk është gjetur motivi kryesor i një tjetër vile. Janë ngjarje që ndodhin në një qytet të vogël dhe është e pamundur që të mos e lidhësh me njëri tjetrin.”, tha Gjinaj.
Më të lexuarat


Kapja e kokainës 430 milion sterlina, autoritetet irlandeze alarmojnë me paralajmërimin e bujshëm: Kartelat kolumbiane dhe shqiptare të drogës i pret një valë kasaphanes edhe...

Caktohet data e seancës së parë të gjyqit ndaj Fredi Belerit

"Enveri u digjte shtëpitë, Rama po u djeg kishat", kush është autorja turke që shkruan në median greke kundër shqiptarëve

Nuk kishte studentë, mbyllen dy programe studimi në Universitetin “Fan S. Noli”

'Laert Haxhiu donte ta ekzekutonte'/ Kërcënimet nga bandat kriminale 'lëkundin' themelet e drejtësisë, SPAK bën lëvizjen urgjente

“Djali im është marrë me gipse në Greqi”, babai i Laert Haxhisë bën thirrjen e fortë autoriteteve: Nuk mund të merren për bazë akuzat e një përdoruesi droge, Tafani të nxjerr në shesh provat

Në burg për “sterilizimin”, ish-zëvendësministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj bëjnë lëvizjen e radhës për lirinë e tyre

Abuzonte me shitjen e ushqimeve, bie në pranga polici bashkiak në Konispol

Sekuestrohet makina e të dashurës së Laert Haxhiut, dyshimet e policisë

Çfarë po ndodh? Tmerrohen punonjësit e një fabrike mielli në Laç
