BREAKING NEWS

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x

Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat janë dyshimet kryesore të policisë

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat

Gazetarja Klodiana Lala ka folur gjithashtu edhe për çështjen e zhdukjes së Ervis Martinajt, ku tha se për këtë ngjarje janë pyetur edhe familjarët dhe se autoritetet kanë kërkuar informacion edhe nga autoritetet e huaja, po ashtu edhe kontrolle në tims.

Ndër të tjera gazetarja Lala tha se dyshimet kryesore të policisë, janë një inskenim i zhdukjes së tij.

“Përmes personave të tretë kishte informacion mbi vendndodhjen dhe shëndetin e tij, ka thënë xhaxhai  tij duke pretenduar se nga momenti që ka bërë denoncimin kishte tre ditë pa asnjë kontakt me të. Po ashtu një mik i tij që kishte në Dubai kishte shprehur shqetësim se kishte humbur kontakt dhe se mund të kishte ndodhur diçka. Tani familja denoncon një person që është në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte në kërkim dhe sipas të dhënave të policisë ishte brenda territorit të vendit. Kishte diskutime se si do të referohej vepra penale. Sot që ne flasim nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e tij. Gjithashtu janë pyetur familjarët e tij dhe policia beson më shumë tek pista  e inskenimit të ngjarjes. Është tërhequr një material referuar mbi të dhënat e të penduarin të drejtësisë Nuredin Dumani. Inskenimi i zhdukjes së tij është dyshimi i policisë. Edhe xhaxhai i tij e thotë në dëshminë e tij se ai kishte kundërshtarë të shumtë. Kujtojmë edhe ngjarjet e ndodhura, u tentua të vritej krahu i tij i djathtë. Pra në këtë kuptim sipas grupit të hetimit mund ta ketë inskenuar ngjarjen për të shpëtuar. Pra është e mundur që një person në kërkim të gjendet nga kundërshtarët dhe të vritet. Nuk përjashtohet raste të tillë. Deri më tani duhet të dimë se duke qenë emër shumë i përfolur edhe institucionet janë pak të rezervuara. Në ketë ngjarje është përfshirë edhe Shërbimi Informativ shtetëror. Është kërkuar informacion edhe nga autoritetet e huaja, po ashtu edhe kontrolle në tims. Nuk përjashtohet edhe ngjarja kriminale. Zona e Fushë Kuqes është fshat i kontrolluar, familjarët sipas disa kontakteve në familje ka shqetësimet. Por është një ngjarje që ka kapur shah mat policinë shqiptare. Kur hapet një hetim për rrëmbim, praktika ka treguar se autoritetet nuk kanë qenë të suksesshëm. Ka pasur të zhdukur dhe raste të ndryshe…pra në momentin që jemi para kësaj ngjarje gjasat që mund të ketë rezultat janë shumë të pakta”, tha ai.

 

Më të lexuarat