BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Aktualitet

Zhdukja e Jan Prengës, Gjykata e Apelit rrëzon SPAK, i rikthen Altin Hajrit resortin e sekuestruar

Zhdukja e Jan Prengës, Gjykata e Apelit rrëzon SPAK, i rikthen Altin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar dje kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit, pronar i resortit “Golden”, ku dyshohet se u mbajt peng dhe ekzekutua Jan Prenga. Në arsyetimin e bërë në sallën e gjyqit, trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se pasuria s’duhet të konfiskohet dhe t’i kalojë shtetit pasi ka burime të mjaftueshme të ardhurash për ta justifikuar. Kujtojmë se, Hajri është një nga personat që u vendos në “lupën” e OFL duke iu skanuar pasuria pasi kishte dyshime se ishte krijuar nga veprimtari kriminale. Pas hetimeve, SPAK dërgoi dosjen pranë gjykatës duke kërkuar sekuestrim e pasurisë, por siç duket të ardhurat justifikohen. Duke shënuar kështu një tjetër goditje nga ana e trupës gjykuese ndaj funksionit të OFL-së. Sakaq theksojmë se, kompleksi në Shijak, ishte pasuria e parë e sekuestruar nga agjentët e Operacionit Forca e Ligjit, pasi dyshimeve se Hajri ishte përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës në 17 janar të 2020. Në këtë resort më herët autoritetet kanë ngritur gjithashtu dyshime se pas masakrës, në ambientet e kompleksit mund të jetë fshehur trupi i tij. Sakaq referuar ngjarjes në fjalë, deri më tani rezulton se gjithçka ka nisur pas grabitjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga në Britaninë e Madhe. Dyshohet se pas grabitjes së kokainës, ishte Dritan Rexhepi, por që ky i fundit ka mohuar gjithçka. Për ngjarjen në fjalë, aktualisht në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri dhe Gentian Doçaj. Personat në fjalë dhe ata që janë liruar, akuzohen për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në qeli vetëm kopshtari, asnjë gjurmë nga trupi i Prengës
Prej më shumë se një vit hetimesh, nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i Jan Prengës, ndërsa policia ndër emrat e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e tij ka edhe pjesëtarë të familjes Hajri në Shijak. Sakaq, disa ditë më parë, Gjykata e Posaçme liroi nga burgu dy persona të dyshuar për krimin e rëndë. Konkretisht, GJKKO ka liruar nga burgu Leonard Hajrin, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”, ndërsa i dyshuari tjetër Olsi Turja nga “Arrest me burg” është lënë në “Arrest shtëpie”. Ndërkohë nga të gjithë të arrestuarit në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili, vendi ku mendohet se u torturua dhe më pas u vra Jan Prenga. Kujtojmë se dy ditë më parë, GJKKO la të lirë edhe Ardian Doçajn, i arrestuar gjithashtu për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende. Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u arrestua edhe Bajram Hajri, por ai u la i lirë në pranverë të 2020. Gjithashtu kujtojmë se Doçaj është dorëzuar pranë autoriteteve, 19 ditë pas pengmarrjes ndërkohë që një ditë me parë Operacioni “Forca e Ligjit” i sekuestroi pasuritë në Shkodër. Doçaj u dorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës. Vetë Doçaj shprehej në një seancë gjyqësore se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Më të lexuarat