BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Aktualitet

Zhvillime të reja për tritolin në automjetin e Preng Gjinit që tronditi Tiranën, ja çfarë ka zbuluar policia

Zhvillime të reja për tritolin në automjetin e Preng Gjinit

Policia dhe prokuroria, janë duke analizuar me shumë vëmendje dhjetëra kamera sigurie të bizneseve, ku ka qëndruar Preng Gjini, pikërisht ditën e ngjarjes, verifikime këto që mund të sjellin identifikimin e ndonjë personi të dyshimtë, që ka ndjekur Preng Gjinin apo kushëririn e tij Fatjon Dautaj.

Mësohet se policia ka identifikuar një automjet që dyshohet se është i autorëve që vendosën tritolin.

Hetuesit kanë identifikuar tre automjete ndërsa një prej tyre ka rezultuar pa pronar dhe ka dyshime të jetë i autorëve.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime që autorët të kenë udhëtuar me këtë automjet, për vendosjen e lëndës shpërthyese si dhe për tu larguar nga vendi i ngjarjes.