Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Zhytja e ndaluar pas ushqimit sepse mund të shkaktojë vdekje", çfarë duhet të dinë prindërit para se të shkojnë në plazh ose pishina me fëmijët

Postuar: 12/07/2019 - 14:54

Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët: është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë.

 
Por sa duhet pritur saktësisht? Kjo është një prej dilemave të mëdha të verës dhe shpeshherë, shkak i betejave mes të rriturve dhe vegjëlve të tyre kapricioze.

Ndonëse problemet nuk janë dhe aq të shpeshta, çdo vit, thonë autoritetet italiane, në fqinjin përtej Adriatikut raportohen incidente vdekjeprurese, tq cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë. Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit, ( siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të spostohet një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.

Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e volumit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proces dhe oksigjenimin e tyre dhe spostimi i menjëhershëm i gjakut mund të bllokojë tretjen.

Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti e më tej, në raste ekstreme dhe mbytjen. Po atëherë, kur është koha më e mirë për tu hedhur në ujë pas ushqimit pa rrezikuar? Përgjigja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me vështirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tre orë përpara kredhjes. Ndërsa me një panine të thjeshtë apo ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Kontrollet e shumta edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, kanë zbuluar paligjshmëri në mesin e të dënuarve.

Postuar: 18/07/2019 - 10:37

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës, Ilir Mustafaj, njëherazi dhe pedagog, i cili kandidonte

Postuar: 18/07/2019 - 10:28

Policia e Vlorës njofton se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Velçë”, duk

Postuar: 18/07/2019 - 09:57

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 18/07/2019 - 09:47

Një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë, është tejkalimi i shpejtësisë gjatë drejtimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Ardian

Postuar: 18/07/2019 - 09:18

Nëse dëshironi të aplikoni për një vizë turistike, ambasada amerikane ka një njoftim për ju.